Pas protestës masive të studentëve ministrja e Arsimit Lindita Nikolla doli në një deklaratë nga ku komunikoi se nga sot do të shfuqëzohet pika 4 që nënkupton heqjen e tarifës për provimet e prapambetura.
Ndërkaq, pedagogu i Gazetarisë Ervin Goci thotë se pas rrëzimit të tarifës duhet të vazhdohet me 5 kërkesat e tjera të cilat i rendit si më poshtë:
“Tarifa ra, tani ecim me kerkesat tjera :
- Pergjysmim tarifash
- Karta e studentit me te gjitha lehtesirat
- 50 % e votes per te zgjedhurit neper universitete t'i kaloje direkt si e drejte studenteve
- Investim urgjent ne qytetin studenteve per permiresimin e kushteve
- Paisje e bibliotekave dhe laboratoreve me logjistiken dhe bazen materiale te plote sipas te gjithe standarteve. #mestudentet”