Protesta e studentëve, Tabaku: Fajin e ka Reforma në Arsim, Rama e Nikolla u zotuan të ulin tarifat, por...

Publikuar tek: politike, më 16:00 06-12-2018 Protesta e studentëve, Tabaku: Fajin e ka Reforma në Arsim, Rama e Nikolla u zotuan të ulin tarifat, por... Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar sërish protestën masive të studentëve të cilët kundërshtojnë tarifat e larta të shkollës.

Sipas Tabakut, fajin për këtë situatë në të cilën ndodhen studentët sot e ka Ligji i Arsimit të Lartë, duke pretenduar se ministrja e Arsimit Lindita Nikolla sot luan kukafshehtin, ndërsa kryeministri Edi Rama e nxjerr atë për të testuar sjelljen e studentëve, ndërkohë që tre vite më parë u zotuan se nuk ka tarifa të larta.

Komenti i Tabakut në Facebook:

Fajin e ka Ligji i Arsimit të Lartë

Tre vjet më parë në kuvend u përplasën dy grupe. Qeveria e sotme që këndonte këngën e oligarkëve dhe hartuesve realë të Ligjit të Arsimit të Lartë dhe opozita që luftoi në krah të studentëve dhe pedagogëve.

Asaj kohe ministri Nikolla dhe kryeministri Rama zotoheshin se nuk ka tarifa të larta. Por ja ku jemi sot. Tarifat rriten për vit, universitetet publike rrënohen ndërsa fitimtarët janë veç ato që e financuan gjoja reformën. Kush pranoi në heshtje u shpërblye me poste publike ndërsa studentët dhe pedagogët ndëshkohen me një ligj jo funksional dhe anti-kushtetues.

Në atë debat i pyeta drejtëpërdrejtë si ministren edhe kryeministrin për pasojat administrative dhe ato monetare. Këmbëngulën në të kundërtën megjithëse sot studentët po ngrihen për shqetësimet që i drejtova qeverisë. Ministrja sot luan kukafshehtin ndërsa kryeministri e nxjerr atë për të testuar sjelljen e studentëve.

E keqja që ka kapluar sot universitetet nis nga ky Ligj dhe nga gjoja Reforma. Asgjë nuk zgjidhet nëse Ligji nuk rishikohet apo pezullohet. Asgjë nuk zgjidhet nëse pas katër pikave të atudentëve nuk abrogohet ligji plotësisht.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘O budalla kryeministër, mbetësit janë në trurin tënd! Po Ajnshtajni që ndryshoi botën dhe ka mbetur në provime’
Basha nga Astiri: Mbështesim protestat, Rama do t’i nxjerrë banorët jashtë në mes të dimrit »
Article Logic
Execution time: 0.0046439170837402
array(1) { ["section"]=> string(107) "protesta-e-studenteve-tabaku-fajin-e-ka-reforma-ne-arsim-rama-e-nikolla-u-zotuan-te-ulin-tarifat-por-144161" }