Protesta e studentëve/ Tërhiqet qeveria, Lindita Nikolla: Shfuqizojmë pikën 4

Publikuar tek: aktualitet, më 13:02 06-12-2018 Protesta e studentëve/ Tërhiqet qeveria, Lindita Nikolla: Shfuqizojmë pikën 4

 

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka reaguar pas protestës masive të studentëve.

 Ajo është shprehur se do të shfuqizojnë pikën 4 të VKM.

"Jemi dakrod me kërkesat e studentëve. Do të tërheqim pikën 4 të Vendimit të Këshillit të Ministrave për vendosjen e tarifave për provimet e mbetura", u shpreh Nikolla.

Gjithashtu ajo falenderoi studentët të cilët sipas saj shërbyen si nxitës.

"Qeveria nuk bën as ulje e as ngritje të tarifave të studimit. Janë universitetet që i përcaktojnë ndaj jeni të lutur por patjetër dhe të monitoruar nga MAS që ju të shteroni me studenëtëve dhe pedagogët një debat që sa mundësi ka të realizohet. Sot buxheti i shtetit mundëson mbi 75 të kostos reale të studimit. Në UT mbulon mbi 85% të kostos. Është një debat që do i shkojmë në fund, faleminderit studentëve që shërbyen si nxitës”, tha Nikolla.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Mbetësit janë vetëm në trurin tënd demode', Vasili sulmon Ramën: O budalla kyreministër
Kaluan ilegalisht kufirin, kapen 18 emigrantë të paligjshëm në Kapshticë »
Article Logic
Execution time: 0.004166841506958
array(1) { ["section"]=> string(81) "protesta-e-studenteve-terhiqet-qeveria-lindita-nikolla-shfuqizojme-piken-4-144141" }