Protesta e vlonjatëve, Selami "i çon në Vlorë", Ristani u kërkon të rrinë, Gjermeni i fton në zyrë

Publikuar tek: politike, më 15:27 05-02-2015 Protesta e vlonjatëve, Selami

Banorët e lagjes “Kushtrimi” në qytetin e Vlorës janë duke protestuar sërish për shpronësimet. Protesta është duke u zhvilluar  përpara Kuvendit. Ata kërkojnë dëmshpërblimin dhe më shumë informacion për vendimet e marra nga qeveria. Banorët e Vlorës kanë deklaruar përpara Parlamentit se nuk duan kurrsesi që të strehohen në ambiente me qera. Shkëlqim Selami, deputeti i Vlorës, doli mes tyre dhe i kërkoi banorëve të ndalnin protestës përpara Parlamentit duke i pohuar se vëtë ai do e diskutonte çështjen me kryeministrin. Selami, i ftoi miqësisht banorët të pinin edhe një kafe për të qetësuar situatën. 

Menjëherë pas ikjes së deputetit Selami, mes banorëve shkoi edhe deputeti i PD Arben Ristani, i cili u tha se qeveria nuk ka ndërmend të zgjidhë çështjen e tyre dhe se ata duhet të vazhdojnë protestën e tyre përpara Parlamentit.

Pas tyre edhe ministrja Gjermeni, takoi në zyrën e saj me një përfaqësues të banorëve të lagjes “Kushtrimi”, që preken nga realizimi i projektit “Lidhja e rrugës Transballkanike me superstradën Fier-Vlorë”.

Problematika e paraqitur prej tyre lidhet me:likujdimin e pronarëve që shpronësohen nga realizimi i këtij projekti;

Ministrja Gjermeni u angazhua se këta  qytetarë, do të përfshihen me prioritet në grupin e familjeve të pastreha, dhe shpenzimet për zgjidhjen e kësaj situate do të parashikohen në buxhetin për vitin 2016-2017.

Pas protestës së disa ditëve më parë ku qytetarët dolën me arkivolë kundër qeverisë dhe kryeministrit, që është edhe deputet i Vlorës, qeveria vendosi të japë fond prej 5.1 milionë dollarësh për të shpronësuar familjet e lagjes “Kushtrimi” që do të preken nga ndërtimi i autostradës, si zgjatim i Transballkanikes që lidhet me të.

Banorët kanë paraqitur dokumentat për legalizim por tashmë projekti për ndërtimin e rrugës ka pezulluar gjithçka. Sipas tyre, kjo është një formë antiligjore dhe shprehin shqetësimin e tyre sa i takon sjelljes së qeverisë që duhej t'i dedikoheshe situatës së përmbytjeve në Vlorë dhe jo prishjes së banesave.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani shkon në Darëzezë të Fierit, 7 ditë pas përmbytjeve
Nishani-Ramës: Më vodhe Samitin. Bushati fsheh ftesat e mia në ministri »
Article Logic
Execution time: 0.03209400177002
array(1) { ["section"]=> string(98) "protesta-e-vlonjateve-selami-i-con-ne-vlore-ristani-u-kerkon-te-rrine-gjermeni-i-fton-ne-zyre-2438" }