Protesta në Austri, thirrje për rrëzimin e qeverisë së re

Publikuar tek: bota, më 07:53 14-01-2018 Protesta në Austri, thirrje për rrëzimin e qeverisë së re

Dhjetëra  protestues dolën në rrugët e Vjenës duke bërë thirrje që të bojkotohet qeveria e re e së djathtës në Austri nga pjesa tjetër e Evropës.

Sipas policisë rreth 20,000 persona janë mbledhur për të protestuar kundër koalicionit të ri qeveritar, i cili përfshin partinë e ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë (FPO).

Në mesin e protestusve kishte studentë, grupe të së majtës dhe pensionistë, të cilët kanë mbajtur pllakate në të cilat shkruhej “Mos lejoni qeverisjen e nazistëve”.

Policia austriake ka thënë se 1000 zyrtarë kanë qenë në detyrë gjatë organizimit, derisa ngjarjen e kanë përshkruar paqësore. shkruan rel.

Ata kanë kërkuar bojkotimin e ministrave të FPO-së nga qeveritë tjera evropiane.

Muajin e kaluar, FPO është bërë pjesë e qeverisë, në kuadër të qeverisjes së kancelarit, Sebastian Kurz.

Të dy palët kanë premtuar se do ta ndalin migrimin ilegal dhe islamin radikal.

“Është shumë e rëndësshme që shoqëria austriake të jetë e mobilizuar. FPO nuk është vetëm populliste, mirëpo edhe armike e demokracisë”, ka thënë presidenti i Lëvizjes kundër-racizmit, Benjamin Abtan.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pse po vetëvriten pornostaret? Zbulohet arsyeja
E TMERRSHME/ Adoleshentët vrasin njeriun e pastrehë: Ishte shumë argëtuese »
Article Logic
Execution time: 0.017359018325806
array(1) { ["section"]=> string(63) "protesta-ne-austri-thirrje-per-rrezimin-e-qeverise-se-re-106484" }