Protesta/ Shoqëruesit e Bashës agresivë ndaj gazetarëve

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:46 12-03-2015

Te kjo video që po qarkullon në rrjetet sociale, duket momenti gjatë marshimit të kreut të PD Bashës, drejt podiumit të vendosur para Kryeministrisë. I prirë nga më shumë se 10 shoqërues, përballë tyre ndodhen kameramanë dhë fotograf të shumtë, ashtu siç ndodh kudo, të shoqërojnë së bashku me protestuesit marshimin.

Por shoqëruesit e Lulzim Bashës nuk shfaqen aspak të qetë, ata madje duken shumë vigjilent dhe agresiv, duke e tejkaluar disi detyrën e tyre, në momentin që fotografin Armando Babani, pothuajse e ngrenë peshë për ta spostuar jashtë rruge. Pak sekonda më vonë një person që duket të jetë protestues, rrëzohet para këmbëve të Bashës, ndoshta për shkak të euforisë për tu bashkuar me të në marshim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.090337038040161
array(1) { ["section"]=> string(59) "protesta-shoqeruesit-e-bashes-agresive-ndaj-gazetareve-5713" }