Protesta të dhunshme në Athinë, anarkistët qëllojnë me molotov policinë

Publikuar tek: rajon, më 19:44 06-12-2018 Protesta të dhunshme në Athinë, anarkistët qëllojnë me molotov policinë Foto nga protestat, Protothema.gr

Kryeqyteti i Greqisë, Athina është paralizuar mbrëmjen e sotme nga protesta të dhunshme antiqeveritare.

Mediat vendase raportojnë se protestat kanë nisur në ditën kur u vra 15 vjeçari Aleksandros Grigoropulos, 06 dhjetor 2008.

Përplasjet e dhunshme me policinë kanë nisur rreth orës 19:00 me orën lokale. Si pasojë janë mbyllur shumë rrugë e dyqane, ndërsa protestuesit kanë hyrë dhe në Ministrinë e Kulturës.

Protothema shkruan se deri tani janë arrestuar rreth 27 persona, shumica të mitur dhe persona të huaj, ndërkohë ka disa persona të lënduar si pasojë e bombave të shumta molotov që hidhen. Policia u është përgjigjur protestuesve me gaz lotsjellës dhe ka mobilizuar dhe forcat speciale për tu paraprirë trazirave më të mëdha.

Rrugët kryesore të vendit janë bllokuar dhe në Selanik ku kanë shpërthyer vatra të shumta zjarri nga bombat molotov.

Screenshot_3.pngScreenshot_2.pngexar5.jpgxrch3.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022155046463013
array(1) { ["section"]=> string(77) "protesta-te-dhunshme-ne-athine-anarkistet-qellojne-me-molotov-policine-144180" }