Protesta të fuqishme në Rumani, kryeministri nuk jep dorëheqjen: Vetë më votuat

Publikuar tek: bota, më 08:15 06-02-2017 Protesta të fuqishme në Rumani, kryeministri nuk jep dorëheqjen: Vetë më votuat

Protesta të fuqishme janë ngritur në të gjithë Rumaninë edhe pse qeveria u tërhoq nga zbutja e legjislacionit antikorrupsion, në ditën e gjashtë të një proteste të paprecedentë që prej përmbysjes së regjimit komunist, njoftojnë mediat e vendit.

Tërheqja nga një dekret që do tu kishte bërë të mundur politikanëve t’i shpëtonin ndjekjes penale nuk e qetësoi zemërimin e manifestuesve, të cilët ishin rreth 250 000 vetë në Bukuresht përpara godinës së kryeministrit socialdemokrate Sorin Grindeanu. Manifestuesit në kryeqytetin rumun, me flamuj të Bashkimit evropian në duar, thërrisnin në kor “ Largohuni” dhe “hajdutë”.

Por, kryeministri Sorin Grindeanu nuk pranon të japë dorëheqjen, duke deklaruar në një intervistë televizive se mban përgjegjësi ndaj të gjithë atyre që votuan për partinë e tij në zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe se ishin vetë ato protestues që e votuan të qeveriste vendin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02174186706543
array(1) { ["section"]=> string(83) "protesta-te-fuqishme-ne-rumani-kryeministri-nuk-jep-doreheqjen-vete-me-votuat-67841" }