Protesta te liqeni, Veliaj kallëzim penal PD-së për vandalizëm

Publikuar tek: politike, më 22:06 24-02-2016 Protesta te liqeni, Veliaj kallëzim penal PD-së për vandalizëm

Kryebashkiaku, Erjon Veliaj, në studion e emisionit “Tonigt Ilva Tare” në Ora Neës, ku u është përgjigjur akuzave për projektin e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e këndit të lojërave për fëmijë në parkun e Liqenit Artificial.

Veliaj ka pranuar se ka depozituar sot një kallëzim penal ndaj Partisë Demokratike për vandalizëm, në protestën e organizuar në prakun e liqenit artificial.

“Nuk është lajm padia e PD-së ndaj meje. Lajm është kallzimi penal që kam bërë sot për PD-në për vandalizëm”, ka thënë Veliaj.

Pjesë nga intervista:

Kë mendojmë kur themi shoqëri civile?

Veliaj: Më kujtohet koha ime e shoqërisë civile ku mund të bësh protesta me kreativitet, pa përdorur dhunë. Nëse gjeni një kohë kur unë në vitet e mia në shoqëri civile, ku kam bërë protesta më shumë sesa gjithë këta bashkë, të kem përdorur dhunë për të arritur një qëllim, nuk më rezulton kështu. Kemi arritur qëllimet pa përdorur dhunë. Mesazhin e kam dhënë, por dhunë nuk kam përdorur. Mos i ngatërrojmë gjërat. Momenti që përdoret vandalizimi, humbet gjithë nocioni i shoqërisë civile.

Megjithatë është shoqëri civile, kishte përfaqësues që nuk ishin të lidhur me asnjë parti politike.Kanë një shqetësim për projektin që ju keni nisur tashmë të këndit të lojërave.

Veliaj: Jam takuar me gjithë aktivistët e shoqërisë civile në monentin e parë që u kërkua më shumë sqarim për parkingun tek parku “Rinia”.Të nesërmen i ftova në zyrë, bëra një thirrje publike dje, kam pritur sot disa grupe, nesër kam të tjera. Kam bërë shumë konsultime publike për projektin tek liqeni, në tetor kam qenë me zëvendës.kryeministrin për ta prezantuar të gjithë planin.Ata njerëz që dhunojnë sot erdhën dhe prishën dhe atë takim. 24 herë e kam prezantuar buxhetin dhe projektin e këtij viti, në të 24 njësitë me dëgjesa publike. Dje prapë.Nuk besoj që Bashkia e Tiranës të ketë patur një kryetar bashkie në të katër vitet e fundit që nuk humbet asnjë mbledhje të këshillit bashkiak. Ndërkohë që ne kishim një kryetar bashkie që nuk shkonte as në këshill bashkiak, le më shoqëri civile. Kjo për të treguar diferencën e një njeriu që është shumë i përkushtuar jo vetëm të bëjë punën por dhe dëgjojë çdo lloj diskutimi apo më këdo. Në momentin që fillojmë punën disa njerëz thonë që nuk e dimë, prapë e bëj 24 herë, edhe 24 , edhe 24. Nuk lodhem unë. Mund të më thuhet që se kam prezantuar se nuk e bëra mjaftueshëm, prapë i pres nesër. Sot prita disa, prapë nesër jam i gatshëm gjithë ditën.

Konsultimet bëhen para se të nisë projekti, jo pasi jemi pas faktit të kryer.Për çfarë konsultoheni?

Veliaj: Ky projekt i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe konkursi është bërë në fillim të 2015, as nuk dihej kush do të ishte kryetar Bashkie. Një nga kompanitë më të mira gjermane, në Shqipëri gjithashtu me CV për projektin e pazarit të Korçës dhe ju kujtoj histerinë me të cilën kjo opozitë dhe disa të ashtëquajtur shoqëri civile ju sulën Niko Peleshit dhe kjo ishte bërë para se unë të vija.Është shpallur publikisht, në shkurt të 2015.Pasi ne bëmë të gjithë pastrimin e territorit të liqenit nga okupimet dhe të gjithë instalacionet që ishin bërë aty, i njëjti grup njerëzish që na thonin mos largoni nga  një komunitet që digjte plastikë, rrihte njerëz tek liqeni.Pasi u pastrua liqeni nga 300 qytetarë që kishin ozurpuar zonën tek liqeni, ku ishte një zonë terësisht e helmuar, plastikë të djegur dhe gropë septike, ku të gjithë ujërat dhe nevoja personale derdheshin në liqen. U rehabilitua ajo zonë dhe e përdorëm atë mënyrë ozurpimi  për të rikujtuar edhe njëherë planin.

Kronikat që ju thoni kanë përfunduar me debatin që patët me këshilltarin demokrat dhe nuk është marrë askush me projektin.

Veliaj: Ne kemi një opozitë destruktive, po median mund ta kemi konstruktive? Kemi qenë live aty.Kjo është arsyeja që pas atij takimi unë kam bërë 24 dëgjesa publike.Ju sfidoj kërkoni arkivës tani. Kam prezantuar buxhetin, projektet për Tiranën, ku ky është një nga 10 projektet madhore, gjithashtu kam prezantuar projektet për secilën lagje.

Pse nuk ka tabelë shpjeguese për punimet që kanë nisur?

Veliaj: Tabela, aty janë. Kam vajtur dhe e kam inaguruar dhe ke në pamje tabelën shpjeguese.Pasi vajtën dhe e shkatërruan, sigurisht aty u shkatërruar gjithçka. Momentin që u shqye. Verifikoje.

Ju kam ndjekur në mënyrën si e keni komentuar protestën.Më ka bërë përshtypje gjuha që keni përdorur.Mos e keni tepruar me vandalët?

Veliaj: Mund të bësh google vandalizëm.Do të thotë akt i dhunshëm ndaj pronës publike. Një term që përdor fjalori.Kjo ka ndodhur, është prishur prona publike. Ajo nhuk është prona ime, mund të kesh inat Erjon Veliaj, por ajo është aset publik.

Ndoshta ky nxitimi pozitiv, dëshira për të bërë gjëra po ju bën të çaloni tek pjesa ligjore dhe transparente?

Veliaj: Në katër vitet e fundit Tirana ka fjetur gjumë.Kam ngut se dua të bëj gjëra, punë.Nuk kam ngut për asnjë nga këto gjëra, vetëm që Tirana të ecë përpara. Ja ku është transparenca, leje ndërtimi 200 mijë metra katrorë e Lulzim Bashës tek diga. Kur dëgjova se këta njerëz po shkonin të prishnin rrethimin tek liqeni, mendova se më në fund partia që shkatërroi liqenin po bën një mea culpa.

Po më bëjnë mesazhe, që nuk ka qenë tabela.

Veliaj: Verifikoje, nëse nuk ka qenë tabela unë iki nga kjo punë.Kur dëgjoj që kjo parti do të shkojë tek liqeni unë nuk mendoj që do prishë rrethimin e fëmijëve, por 200 mijë metra katrorë beton.Ky nuk është qytet totalitar, bën zgjedhje dhe voton një projekt dhe qyteti e bëri këtë zgjedhje në 21 qershor. Historia totalitare që na imponohet ku disa njerëzve që nuk u pëlqen diçka, nuk ka logjikë. Nuk po i  lë mangut asnjë prioritet Tiranës.E fillova nga 31 çerdhet.Ju sfidoj prapë, sot isha tek Bregu i Lumit.Nëse akuzohem se pse po eci kaq shpejt është sepse më dhimbset qyteti ku kam lindur dhe rritur, u la në atë derexhe që u katandis qyteti i 179 nga 200 qytete.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Armando Prenga tërhiqet nga Kuvendi, reagon PD: Truk për të bllokuar dekriminalizimin
Dekriminalizimi, Basha: Gati t’i votojmë që nesër aktet nënligjore »
Article Logic
Execution time: 0.31557297706604
array(1) { ["section"]=> string(67) "protesta-te-liqeni-veliaj-kallezim-penal-pd-se-per-vandalizem-33459" }