Protestat anti-korrupsion në Rumani hyjnë në ditën e katërt, thellohet kriza politike

Publikuar tek: bota, më 23:22 05-02-2017 Protestat anti-korrupsion në Rumani hyjnë në ditën e katërt, thellohet kriza politike

Qindra mijëra rumunë kanë hyrë sot në ditën e katërt të protestës masive anti-korrupsion.

Protesta masive po mbahen edhe në qytete të ndryshme të Rumanisë, ku kërkohet dorëheqja e Qeverisë së vendit.

Protestat u nxitën, pasi Qeveria miratoi të martën në mënyrë të fshehtë, një dekret që shfuqizon disa krime për korrupsion. Ky dekret mundëson që t’i shpëtojnë drejtësisë deputetë dhe biznesmenë të dyshuar për përvetësim fondesh dhe afera tjera korruptive.

Kisha Ortodokse gjithashtu ka kritikuar vendimin e qeverisë nsërsa kanë mbetur vetëm pak ditë derisa dekreti të hyjë në fuqi – koha është vendimtare.

Qytetarët janë besimplotë se dhjetëra qeveritarë do shkojnë në burg dhe qindra të tjerë do fitojnë lirinë për shkak të dekretit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11108899116516
array(1) { ["section"]=> string(90) "protestat-anti-korrupsion-ne-rumani-hyjne-ne-diten-e-katert-thellohet-kriza-politike-67833" }