Protestat e paralajmëruara të Bashës, Rama i bën thirrje nga asambleja: S’e them për të larë gojën

Publikuar tek: barometri, më 08:10 07-01-2018 Protestat e paralajmëruara të Bashës, Rama i bën thirrje nga asambleja: S’e them për të larë gojën

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje kreut të PD Lulzim Basha nga Asambleja Kombëtare e PS.

Ndërsa kreu i PD ka paralajmëruar protesta, edhe pse për hir të së vërtetës duket se nuk ka një organizim për këto protesta, Rama i ka kërkuar mos bëhet pengesë për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Dua t’i bëj një thirrje opozitës dhe kryetarit të Partisë Demokratike. Opozita është e lirë të bëjë punët e veta siç i mendon vetë me të gjitha protestat e mundshme por nga ana tjetër opozita është përfaqësuese e një pjese të popullit që është në të njëjtin pozicion me pjesën tjetër të popullit, duhet të përfaqësojë me dinjitet ambiecien e atyre që e kanë votuar për celjen e negociatave, s’mund të bëhet problem opozita në këtë proces që s’është 100% i sigurtë”, tha Rama ndërsa s’ngurroi të thumbojë edhe Kryemadhin për çizmen e famshme që i flaku në Kuvend.

“Çdo gjë që ndodh në Shqipëri dhe që krijon një justifikim për mos u marrë me Shqipërinë mund të kthehet në një arsye për të na penguar, është e paimagjinueshme që ata ta gjejnë arsyen për të na penguar brenda Shqipërisë, qendrimin e opozitës dhe ato shfaqjet e paimagjinueshme me fishekzjarrë stadiumi e me çizme që përdoren si sende të forta në luftën kundër krimit.

Thirrja nuk është thjesht dhe vetëm për të larë gojën: Ne jemi për të qeverisur, ata për të bërë opozitë, së bashku kemi një detyrë që na kapërcen, për të ulur Shqipërinë në tryezën e negociatave”, u shpreh kryeministri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037755966186523
array(1) { ["section"]=> string(103) "protestat-e-paralajmeruara-te-bashes-rama-i-ben-thirrje-nga-asambleja-s-e-them-per-te-lare-gojen-105710" }