Protestë për Teatrin, aktorët bëjnë thirrje: Bashkohuni me ne (VIDEO)

Publikuar tek: kulture-art, më 23:31 13-06-2018 Protestë për Teatrin, aktorët bëjnë thirrje: Bashkohuni me ne (VIDEO)

Vazhdon rezistenca kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Aktorët e njohur Arben Derhemi dhe Bujar Asqeriu kanë bërë thirrje qytetarëve mbrëmjen e sotme për protestën e radhës në datë 15 tetor, në Teatër, dhe së bashku  me artistët të kërkojnë që Teatri të mos shembet.

Sakaq, edhe aktori Bujar Asqeriu nëpërmjet një videoje ka bërë thirrje që të bashkohen në protestë, pasi prona e tyre po grabitet.

Arben Derhemi: “Teatri Kombëtarë nuk është vetëm i artistëve, është pronë e gjithë shqiptarëve, e gjithë Tiranës. Këta duan që të shembin për të ndërtuar kullat e tyre dhe të fshijnë kujtesën dhe zemrën e kulturës shqiptare dhe ta zëvendësojnë me betonin e fitimeve të tyre. Mbrojtja e Teatrit është mbrojtja e pronës publike nga vjedhja me ligj që po i bëhet asaj. Ejani të premten në Teatër, të mbrojmë Teatrin, pronën publike, qytetarinë. Të premten në orën 19:00 në Teatër”

Bujar Asqeriu: “Qytetarë të ndërtuar, ditën e premte në orën 19:00 jeni të ftuar për të mbrojtur kauzën tonë. Jeni të ftuar për të mbrojtur teatrin tuaj, jeni të ftuar për të mbrojtur traditën tonë kulturore, për të mbrojtur historinë tonë. Jeni të ftuar për t’u thënë grabitqarëve të heqin duart dhe thonjtë dhe të largohen nga grabitja e territorit të Teatri Kombëtar”

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « DEBAT mes regjisorëve, Çipi thirrje Çulit: Mos u bëj vegël e Ramës
»
Article Logic
Execution time: 0.0038669109344482
array(1) { ["section"]=> string(72) "proteste-per-teatrin-aktoret-bejne-thirrje-bashkohuni-me-ne-video-124294" }