Protestë te kryeministria në mesditë, qytetarët: Stop ndërtimeve te Liqeni

Publikuar tek: politike, më 10:30 21-03-2015 Protestë te kryeministria në mesditë, qytetarët: Stop ndërtimeve te Liqeni Posteri i protestes

Në orën 12.00 në mesditë, organizatorët e “Ndal ndërtimeve te parku I Liqenit” kanë paralajmëruar një tjetër protestë përpara kryeministrisë, me kërkesën për kreun e ekzekutivit që të ndalojë ndërtimin e pallateve shumëkatëshe te parku I liqenit.

“Merrini bebat me vete, vini dhe nga një verore në dorë dhe në orën 12.00 takohemi përpara kryeministrisë. Mbi të gjitha një revoltë qytetare për këtë padrejtësi të pashembullt. Mos harroni. Ne po bëjmë tënden”, shkruhet në rrjetet sociale për lajmërimin për protestën.

Që prej më shumë se një muaj qytetarë të Tiranës kanë shprehur shqetësimin e tyre për cështjen e ndërtimeve te Liqeni. Gati një muaj më parë, Inspektoriati I Ndërtimit, me një argument të gjatë pezulloi ndërtimin. Por pronarët arritën ta zhbllokojnë me anë të një vendimi të gjykatës administrative. E pas gjithë kësaj, ritmet me të cilat po punohet për ndërtimin e 17-katësheve te Liqeni po ecin me ritme të përshpejtuara. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjdhjet lokale/ Subashi dhe Koçi kandidatët e propozuar nga PS e Fierit
Berisha:Meta s’akuzohet për shpifje se në "fermën e derrave" disa derra janë me të barabartë se të tjerët »
Article Logic
Execution time: 0.031279802322388
array(1) { ["section"]=> string(77) "proteste-te-kryeministria-ne-mesdite-qytetaret-stop-ndertimeve-te-liqeni-6521" }