Protestuesi anti-mysliman ndërron mendje, thotë se Islami është i bukur

Publikuar tek: bota, më 15:35 04-06-2015 Protestuesi anti-mysliman ndërron mendje, thotë se Islami është i bukur

Nuk kanë kaluar shumë kohë që prej momentit kur amerikani Jason Leger nga Arizona protestoi pranë një xhamie ditën e konkursit “Vizato Muhamedin” duke mbajtur veshur një bluzë që ofendonte besimin Islam.

Por kur ai pranoi ftesën e komunitetit mysliman për të shkuar në xhami, ai u shpreh se ishte një gjë e bukur të komunikoje me besimtarët dhe ti shikoje ata gjatë faljes.

Jason tashmë insiston se nuk do ti ofendojë më kurrë.

“Nga respekti për besimtarët, duke ditur atë çka di tani, sepse kam biseduar dhe kam diskutuar me ta, nuk do ti ofendoj më kurrë, nuk dua të lëndoj njerëz”, ka thënë ai për “Fox 10”.

“Kur shkova në xhami, diskutova me ta, i pashë teksa luteshin dhe ata i’u përgjigjën disa nga pyetjeve që unë kisha, ishte një gjë me të vërtetë e bukur”, u shpreh Leger.

Protesta e mbajtur në Foenix të Arizonës, nxiti përplasjen e një grupi anti-mysliman dhe një grupi tjerër që protestonin për paqe dhe dashuri. Por Jason dhe xhaxhai i tij u shprehën se kanë ndërruar mendje që prej momentit që shkuan në xhami.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030924081802368
array(1) { ["section"]=> string(76) "protestuesi-anti-mysliman-nderron-mendje-thote-se-islami-eshte-i-bukur-12678" }