Protestuesit pushtojnë rrugët e Madridit, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Publikuar tek: bota, më 06:57 11-02-2019 Protestuesit pushtojnë rrugët e Madridit, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mijëra njerëz marshuan të dielën në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, duke iu përgjigjur thirrjes së partive politike të krahut të djathtë, për të protestuar negociatat e qeverisë me separatistët katalonjas.

 

Me flamuj spanjollë në duar, përkrahësit e Partisë Popullore konservatore dhe Vox të së djathtës së skajshme, dolën në rrugët e Madridit për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Pedro Sanchez.

Javën e kaluar me kërkesën e separatistëve katalonjas, qeveria e zotit Sanchez ra dakord të emëronte një raporter të pavarur në bisedimet mes partive politike.

Ndërsa politikanët e së djathtës dhe mbështetësit e tyre akuzuan qeverinë për tradhti, pas këtij veprimi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Jelekët e verdhë’ përleshen me policinë, arrestime dhe dhunë në Francë
»
Article Logic
Execution time: 0.024255990982056
array(1) { ["section"]=> string(83) "protestuesit-pushtojne-rruget-e-madridit-kerkojne-doreheqjen-e-kryeministrit-152317" }