Provokimi i “Charlie Hebdo”, vogëlushi Aylan do bëhej përdhunues kur të rritej

Publikuar tek: bota, më 22:14 13-01-2016 Provokimi i “Charlie Hebdo”, vogëlushi Aylan do bëhej përdhunues kur të rritej

Revista satirike “Charile Hebdo” është vënë sërish në qendër të kritikave pas karikaturës së publikuar për vogëlushin Aylan Kurdi, i cili u mbyt pasi varka me të cilën udhëtonte familja e tij drejt Greqisë, u fundos në ujë.

Por çfarë do të bëhej 3 vjeçari kur të rritej sipas Charlie Hebdo? Ngacmues dhe dhunues femrash në Gjermani.

Në karikaturë shfaqet imazhi një mashkulli që ndjek nga pas një grua dhe sipër tij, trupi i Aylan në brigjet turke.

Kjo karikaturë është publikuar pas sulmeve të ndodhura në Këln të Gjermanisë natën e ndërrimit të viteve, ku me dhjetra femra janë dhunuar nga refugjatët, kryesisht ata sirianë. Kjo ka ngjallur një ndjenjë raciste më të madhe kundër refugjatëve dhe jo vetëm brenda Gjermanisë.

Megjithatë, revista franceze është vendosur nën kritika të ashpra pas publikimit të karikaturës. 

CYnk2FpWkAAgLMk.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024937152862549
array(1) { ["section"]=> string(81) "provokimi-i-charlie-hebdo-vogelushi-aylan-do-behej-perdhunues-kur-te-rritej-29925" }