Provokon gazetari: Shqiptarët, grekët e serbët, rraca m*ti! Mesazh ekstremistëve: Keni brisk të paparë, hajde e na e...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:49 09-11-2018 Provokon gazetari: Shqiptarët, grekët e serbët, rraca m*ti! Mesazh ekstremistëve: Keni brisk të paparë, hajde e na e... Genti Minga

Provokon gazetari Genti Minga. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Minga thotë se si grekët, ashtu e serbët e shqiptarët janë njësoj, me përjashtime të vogla.

“Dy fjalë për BOLEratin... Pike së pari dua të theksoj se si greket, ashtu edhe serbët e shqiptarët janë njësoj. Përgjithësisht raca muti, me përjashtime shumë të vogla. Përvojen me greket e kam të mire, se në vitet '90 im atë qëlloi të punonte për një familje të mrekullueshme greke që e mbajti në pëllëmbë të dorës, në një kohë kur krahas babait tim kishte nga ata shqiptarë që vranë, përdhunuan dhe vodhën shtepitë e grekërve zemergjerë që i mikpriten”, shkruan gazetari ndërsa jep edhe një mesazh për ekstremistët grekë.

“Këtë verë isha ne Qeparo, një javë të plotë. Aty nga pak-më-shumë-se-mesi i javës m'u bë mjekrra si e priftit dhe shkova në një dyqan të bleja një brisk për t'u rruajtur. Kam 17 vjet që e rruaj... mjekrën domethënë dhe nuk kisha parë brisk më të mirë. Rreshkiste mbi faqe si thika me gjalpë mbi kulaçin e ngrohtë. As u preva, as u gjakosa. Pasi u ktheva në Tiranë nuk lashë njeri pa i thënë se "mjerë ne ku rrojmë, se edhe briskun e kemi pa cilësi në treg. Brisku i grekut të rruan, të bën taze, pa bërë naze". Bash si Lady Gaga që nuk la intervistë pa thënë se "ka 100 vete në dhomë dhe vetëm njeri beson te ty", duke iu referuar partnerit të saj në filmin "A-movie-to-cash-some-money is born", Bredli Kuper.

Që t'i biem shkurt... le që qenka vone per t'i rënë shkurt, se e paskena bere statusin roman... por mesazhi im per ekstremistët greke (jo për grekët, kujdes!) është: "Keni nje brisk të paparë, andaj bujrum dhe na e rruni inçik"!! , përfundon komentin e tij Minga.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama ngacmon të riun: Këto pantallona i ke gjetur në rrugë? Ik tani e qepi
»
Article Logic
Execution time: 0.022240161895752
array(1) { ["section"]=> string(117) "provokon-gazetari-shqiptaret-greket-e-serbet-rraca-m-ti-mesazh-ekstremisteve-keni-brisk-te-papare-hajde-e-na-e-140860" }