Provokon ‘Top Channel’, nxjerr me foto ish ministrat: A janë këta PESHQIT E MËDHENJ?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:22 08-02-2018 Provokon ‘Top Channel’, nxjerr me foto ish ministrat: A janë këta PESHQIT E MËDHENJ?

Që pas deklaratës së ambasadorit amerikan Donald Lu, në vendin tonë nuk është reshtur së foluri për arrestimin e të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”.

Dy drejtorë janë vënë së fundmi në pranga për korrupsion me ndërtimin e rrugëve, por analistë, gazetarë dhe një pjesë e mirë e qytetarëve nuk i kanë parë si “peshq të mëdhenj”.

Për ‘peshqit e mëdhenj’ është folur shumë, është aluduar se kush mund të bjerë brenda kësaj kategorie, por askush s’ka ‘guxuar’ të thotë emra, përveç avokat Spartak Ngjelës, duhet thënë se për “të mëdhenjtë” s’janë tjetër veçse Edi Rama, Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha. Pra krerët e politikës.

Por Top Channel, televizioni që së fundmi ka bërë ndryshime të bujshme si dhe ka marrë një kthesë të fortë në politikat editoriale ka guxuar të nxjerrë dy ish ministra, një ish drejtor dhe dajlin e ish kryeministrit, për të cilët pyet “A janë këta peshqit e mëdhenj?”.

Bëhet fjalë për Saimir Tahirin nga PS, Edmond Haxhinaston nga LSI, Dashamir Xhikën ish drejtor i ARRSH po nga rradhët e LSI, dhe Shkëlzen Berishën, djalin e ish kreut të PD-së.

Përveç faktit që ka zgedhur çdo një nga secila prej partive më të mëdha në vend, nuk dihet se mbi ç’baza i ka veçuar Top Channel këta katër persona. Përgjigjen e pyejtes nëse këta janë katër "peshqit e mëdhenj", do tentojë ta japë Ylli Rakipi në emisionin e sotëm.

sdfwg3gg.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067639350891113
array(1) { ["section"]=> string(86) "provokon-top-channel-nxjerr-me-foto-ish-ministrat-a-jane-keta-peshqit-e-medhenj-109627" }