PS, Balla: Vetëm 6 ditë para përfundimit të mandatit, Basha dha leje për pallatin 16 katësh

Publikuar tek: politike, më 13:47 01-12-2015 PS, Balla: Vetëm 6 ditë para përfundimit të mandatit, Basha dha leje për pallatin 16 katësh

Deputeti i Paritsë Socialiste, Taulant Balla, akuzoi kreun e PD-së Lulzim Basha, se vetëm 6 ditë përpara se ti përfundonte mandate si kryetar bashkie e Tiranës, ka dhënë lejen korruptive të ndërtimit të një pallati 16 katësh.

Balla tha se pallati 16 katësh me firmë të Lulzim Bashës po ndërtohet në truall të një përfaqësie diplomatike dhe jashtë çdo standarti ndërtimi.

“Kryetari i Partisë Demokratike duhet të shpjegojë se pse me firmën e tij ka miratuar një ndërtim 16 katësh në truallin e një përfaëqsie diplomatike mu në qendër të Tiranës, duke mos patur as kate nën dhe, as parkingje. I gjithë ky përbindësh 16 katësh a është abuzim me pushtetin apo klientelizëm”, tha deputeti Taulant Balla.

sdf.jpg

Në emisionin Opinion, kryebashkiaku Erion Veliaj zbuloi dokumentin dhe e komentoi kështu veprimin e fundit të Bashës: “Si ka mundësi që ish- nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo, për lejet që janë të rregullta shkon i kërkon Kryeministrit dhe KKT që t’i procedojë, por ama, gjashtë diët përpara se të betohesha, një kryetar Bashkie që ishte tërë kohën në Holllandë, është kthyer gjashtë ditë përpara se të betohej kryetari tjetër. Pra, kur zgjedhjet kishin mbaruar, numërimi ishte bërë, kundërshtarët kishin uruar njëri – tjetrin, kthehet në punë dhe jep edhe dy vjet zgjatje të lejes pallatit ngjitur me Sky Toëer, në rrugën Donika Kastrioti.

ER.jpg

Një pallat që nuk ka as garazh, pallati ngjitur me shtëpinë e shkrimtarit Ismail Kadare, pallat me të cilin ambasada Zvicerane është në gjyq, pallat i cili po i skadonte leja dhe nuk kishte mbaruar punë dhe nuk kishin shans tek unë ta merrnin këtë lejë që dha Lulzim Basha. Pasi ke humbur zgjedhjet je aty për të mbajtur detyrën deri sa të vijë tjetri.  Për një njeri që fushatë nuk del, që në ballafaqim nuk del, që për dy vite nuk shkon në Këshillin Bashkiak, shkon gjashtë ditë përpara për t’i bërë Tiranës atë gjëmë. Një pallat pa garazh, ndërtuar mbi ballkonin e shkrimtarit tonë të madh dhe në tokën e amabsadës Zvicerane.”

Dokumenti-696x1237.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘’Juaji gjithmonë’’, Edi Rama shkruan një letër dhe ja çfarë thotë gjithë pasion
Meta: Punësim i ligjshëm i shqiptarëve në Gjermani, të shfrytëzohen të gjitha mundësitë »
Article Logic
Execution time: 0.017866849899292
array(1) { ["section"]=> string(94) "ps-balla-vetem-6-dite-para-perfundimit-te-mandatit-basha-dha-leje-per-pallatin-16-katesh-26694" }