PS bëhet bashkë me PD në Përmet. LSI: Deputetët e Vlorës rrëzuan kandidaturën konsensuale

Publikuar tek: politike, më 11:44 09-10-2015 PS bëhet bashkë me PD në Përmet. LSI: Deputetët e Vlorës rrëzuan kandidaturën konsensuale

Përplasje mes këshilltarëve të PS-së dhe LSI-së në Përmet. Edhe pse dy parti në koalicion qeverisës së bashku, duket se këshilltarët nuk janë edhe aq dakord për të marrë vendim konsensual me njëri-tjetrin.

Këshilltarët e PS-së kanë bashkuar votat me ata të PD-së në Këshillin Bashkiak për të zgjedhur sekretar të tij, kandidatin e PS-së dhe jo të LSI-së. Sekretar është zgjedhur Veli Mehmeti dhe jo Ilia Puriqi.

Mësohet se paraprakisht këshilltarët e PS-së dhe LSI-së kishin rënë dakord që të votonin kandidaturën e PS-së për kryetar të Këshillit dhe të LSI-së për sekretar të Këshillit, por gjatë votimit duket se punët nuk kanë shkuar sipas planeve.

Menjëherë pas ngjarjes ka reaguar LSI, duke thënë se deputetët e Vlorës kanë ndikuar në prishjen e marrëveshjes për kandidaturën konsensuale.

“Nuk ka përçarje mes koalicionit tone. Nuk ka asnjë prishje të koalicionit mes forcave të majta. Prishja e koalicionit e urdhëruar nga deputetët e Vlorës. Ata rrëzuan kandidaturën konsensuale’’, deklaron LSI

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha sqaron opinionin publik: Çfarë i thashë Ramës kur më erdhi në foltore
Rama në konferencë për ndeshjen: Morëm 3 pikë të arta në kulturë »
Article Logic
Execution time: 0.020216941833496
array(1) { ["section"]=> string(93) "ps-behet-bashke-me-pd-ne-permet-lsi-deputetet-e-vlores-rrezuan-kandidaturen-konsensuale-22712" }