PS e LSI në Shkodër, Rama: Këngëtarja e SHQUP-it, ka program këngën “Rama-Meta ka maru, ka maru”

Publikuar tek: politike, më 20:34 09-06-2015 PS e LSI në Shkodër, Rama: Këngëtarja e SHQUP-it, ka program këngën “Rama-Meta ka maru, ka maru”

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama dhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ishin të pranishëm gjatë mbylljes së udhëtimit elektoral ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ku midis qindra të pranishmëve, bënë thirrje për votimin e kanditates së ASHE, Keti Bazhdari.

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk ka lënë pa sulmuar Partinë Demokratike si dhe kandidaten e djathtë në këtë qytet, duke thënë se “ajo është një këngëtare që si program për Shkodrën ka këngën Rama-Meta ka maru, ka maru”, duke iu referuar videos së Voltana Ademit që qarkullon në internet.

“Është një fushatë që flet për problemet e komunitetit dhe që flet për kandidatë që janë angazhuar në dëgjimin e komunitetit. Ja ta zëmë se do i votoni por me çfarë do i bëjnë këta. Taksat më të ulëta në botë si do tua japin me 21 qershor me çelësin e stadiumit? Këto janë zgjedhje për familjen që kur del nga muret e shtëpisë ka nevojë për bashkinë sepse çdo gjë që fillon jashtë derës së shtëpisë është e lidhur me çfarë kryetari bashkie ke. Për familjen që është e interesuar për ujin, për kopshtet, shkollat, për rrugën, për transportin, për familjen që ka nevojë për një derë të një shtëpie të përbashkët, për të gjetur ato zgjidhje që nuk mund të gjenden brenda mureve të shtëpisë, por mund të gjenden nën çatinë e madhe të bashkisë. Por në anën tjetër është alternativa tjetër. Çfarë programi kanë? Thelbi i atij programi është pikërisht ky: që ku të munden të gjejnë budallenj që më 22 qershor do e marrin energjinë qyl, që nuk do kenë taksa që rrota e historisë do kthehet mbrapsht. Në kohën kur njerëzit të shkojnë tek kjo këngëtarja, do tu thotë Rama-Meta ka maru, ka maru, ka maru. Një parti që ka humbur programin dhe që shpreson vetëm të nxisë sherrin e çdo të enjteje në parlament”, deklaroi Rama.

Ilir Meta premtoi se me Bazhdarin në krye përkrahja për Shkodrën do të jetë pa limite. “Është një moment historik se na duhet kryebashkiakja më e aftë këtu në Shkodër për të implementuar reformën administrative. Ta lidhim Velipojën edhe me Ulqinin edhe me Shëngjinin. Përkrahja jonë do të jetë pa limite për Ketin se është pa limite për Shkodrën. Ju ftojmë të nisemi drejt 21 qershorit me kulturë, me qetësi dhe me dashur për Shkodrën dhe për Keti Bazhdarin”, tha Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama me stilolaps e letër në studion e Ilva Tares. Publikohet skica që bëri kryeministri
Veliaj: Dzanashvili nuk e njeh fare Ajolën, kur erdhi në Shqipëri i kërkuan të takohej me Argitën »
Article Logic
Execution time: 0.033257961273193
array(1) { ["section"]=> string(96) "ps-e-lsi-ne-shkoder-rama-kengetarja-e-shqup-it-ka-program-kengen-rama-meta-ka-maru-ka-maru-13132" }