“PS e Ramës rikthehet te PPSH e Enver Hoxhës”

Publikuar tek: politike, më 23:02 29-01-2016 “PS e Ramës rikthehet te PPSH e Enver Hoxhës”

Ish-kryeministri Sali Berisha ndryshe nga pak vite më parë kur refuzonte të komentonte zhvillimet brenda rivalëve socialistë, kësaj here nuk ka qendruar jashtë debatit për kongresin e PS-së.

Me anë të një postimi në facebook, Berisha e konsideron mungesën e garës për kryetar të partisë si rikthim te Partia e Punës e drejtuar nga diktatori Enver Hoxha.Sipas Berishës, ky vendim është ogur zi për socialistët shqiptarë dhe për të gjitha atë që besojnë në garën dhe konkurrencën si promotor të demokracië.

Postimi i Sali Berishës:

PSSH e Edi Rames rikthehet tek PPSH Enver Hoxhes!!

Te dashur miq, Edi Rama, kryetari i PS, i pa votuar ne kete parti prej 7 vitesh, nuk lejon garen per kryetar te PSSH. Per here te pare ne 25 vite pluralizem ndalon garen me kandidate rival per kryetar te PSSH. Ai, njelloj si Enver Hoxha dikur nuk pranon te votohet kandidat rival pra kandidat tjeter pervec tij ne Kongresin e Marsit. Ai rikthen PS ne kohen e Enverit. Ky eshte nje ogur i zi per socialistet shqiptare por dhe te gjithe ata qe besojne ne garen, konkurrencen e lire si kondite sine qua non, si promotor i demokracise.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta për koalicionin PS-PD: Ja çfarë i thashë Ramës
PS i mbyll derën Blushit, pas Peleshit konfirmon edhe Balla: Nuk ka zgjedhje për kryetarin »
Article Logic
Execution time: 0.025866031646729
array(1) { ["section"]=> string(49) "ps-e-rames-rikthehet-te-ppsh-e-enver-hoxhes-31297" }