PS e Tiranës propozon Majkon, Nikollën, Dhimitrin e Klosin për bashkinë

Publikuar tek: politike, më 20:06 19-03-2015 PS e Tiranës propozon Majkon, Nikollën, Dhimitrin e Klosin për bashkinë

Deputeti Pandeli Majko, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ish-nënkryetarja e bashkisë Albana Dhimitri dhe deputeti Blendi Klosi janë propozuar në Asamblenë e PS-së së Tiranës si kandidatë për këtë bashki.

Në asamblenë e zhvilluar sot merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryetari i PS-së për Tiranën Saimir Tahiri, si dhe nga Pandeli Majko, Lindita Nikolla, Besnik Baraj dhe Gjylameti

Rama është shprehur se PS do të jetë padyshim fituesja e këtyre zgjedhjeve, ndërsa ka folur edhe për sukseset e arritura të qeverisë socialiste.

Burime nga brenda mbledhjes konfirmojnë se emrat për kandidatët e Tiranës janë propozuar nga anëtarë të PS-së së Tiranës të pranishëm aty.

Ndërkohë e mbledhur pas shumë kohësh, në asamblenë e PS-së së Tiranës nuk kanë munguar edhe debatet midis kryeministrit Rama dhe anëtarëve socialist. Punësimi i militantëve ka qenë një temë e cila ka përfshirë në debat Ramën.

Një prej anëtarëve të bazës është shprehur se punësimi i socialistëve që kanë punuar gjatë fushatës nuk është i kënaqshëm, çka ka nxitur reagimin e Ramës, ku ky i fundit është shprehur se qeveria e tij nuk punon njësoj si ajo e Sali Berishës.

Kryeministri ka dhënë një shembull personal kur ka punësuar në mënyrë të tillë një socialist, i cili më pas ka dështuar në punën e ngarkuar. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: OSHEE do të shlyej detyrimet ndaj 53.900 konsumatorëve
Raporti sekret/ Frroku: Targa në raportin e policisë, nuk është makinës time »
Article Logic
Execution time: 0.10710287094116
array(1) { ["section"]=> string(74) "ps-e-tiranes-propozon-majkon-nikollen-dhimitrin-e-klosin-per-bashkine-6389" }