PS feston 24 vjetorin, Rama: Respekt për ata që e krijuan dhe kujdo që e votoi

Publikuar tek: politike, më 08:43 12-06-2015 PS feston 24 vjetorin, Rama: Respekt për ata që e krijuan dhe kujdo që e votoi

Sot Partia Socialiste feston 24- vjetorin e ndryshimit të emrit. Në kongresin e dhjetë të PPSH-së, më 12 qershor 1991, 43 vite pas Kongresit të Parë të kësaj partie, kur u ndryshua emri, nga PKSH, në PPSH, kjo e fudit u riemërua Partia Socilaiste e Shqipërisë. Në këtë ditë kryeministri Edi Rama ka falenderuar drejtuesit e PS-së ndër vite dhe elektoratin e saj. Rama ka bërë thirrje që kjo datëlindje të festohet me një fitore më 21 qershor.

“GËZUAR!

U uroj nga zemra të gjithe socialistëve gëzuar ditëlindjen e Partise Socialiste të Shqiperise, forcës më të madhe politike të atdheut tonë, e cila sot udhëheq përpjekjen historike për të bëre shtetin modern dhe europian të shqiptarëve; partisë që në gjithë rrugëtimin e saj ka ditur të jetë mbrojtës i denjë i interesit kombëtar dhe mishërim i demokratizimit shoqëror; bashkësisë politike të plot fitoreve e arritjeve për Shqiperine dhe të ringritjes se guximshme e të suksesshme pas dështimit, në një rrugetim tanimë të gjatë thuajse çerek shekulli.

Respekt pr ata që e krijuan dhe drejtuan në të gjitha nivelet Partinë Socialiste të Shqipërisë gjate këtyre viteve të jashtëzakonshme për vendin e për shoqërine tonë; mirënjohje për të gjithë ata që me përkatesinë e tyre shpirtërore e politike në këtë familje të madhe e rritën dhe fuqizuan Partinë Socialiste si fuqinë e padiskutueshme të ndryshimit; faleminderit kujtdo që e votoi qoftë edhe një herë të vetme PS në tërë këto vite dhe investoi tek kjo forcë e madhe e ndryshimit besimin tek Shqipëria!

Le ta festojme këtë ditëlindje me një fitore domethënëse në 21 qershor! Për Partinë Socialiste dhe si gjithmonë për Shqipërinë që duam”, shkruan Rama në Facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Konfliktet e pronësisë, Dako: Do krijojmë inspektoriatin e arave
Basha në Malësinë e Madhe: Këtu nuk fryu era e Rilindjes, por e mortit »
Article Logic
Execution time: 0.019097089767456
array(1) { ["section"]=> string(82) "ps-feston-24-vjetorin-rama-respekt-per-ata-qe-e-krijuan-dhe-kujdo-qe-e-votoi-13356" }