PS, Gjylameti: Basha nxit largimin e shqiptarëve përmes retorikës

Publikuar tek: politike, më 12:58 23-04-2015 PS, Gjylameti: Basha nxit largimin e shqiptarëve përmes retorikës

Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti, ka thënë gjatë një konference për shtyp se kryetari i PD Lulzim Basha i shfrytëzon shqiptarët për interesa politike dhe nxit largimin e tyre përmes retorikës së tij.

“Lulzim Basha nuk ka hallin e shqiptarëve por i shfrytëzon ata për interesa politike. Tenton të nxisë destabilitet përmes retorikës që nxit largimin e tyre. Është për të ardhur keq që kryetari i bashkisë që për 4 vjet nuk bëri asgjë, sot bën fushatë dhe nuk flet për premtimet e pambajtura. Duke mos ditur të bëjë asgjë, nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të tentojë të bëjë diçka të re”, tha Gjylameti.

Lidhur me largimin e shumë qytetarëve për të kërkuar azil ekonomik në Gjermani, Gjylameti tha se situata është nën kontroll dhe shifrat e ndërkombëtarëve tregojnë që ka një përmirësim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkëlzen Berisha për Veliajn: Një sqarim për “zogun e Ramës”
Sarandë, Florjana Koka e PS fillon fushatën me taksistët, futbollistët e të rinjtë e FRESSH »
Article Logic
Execution time: 0.016577005386353
array(1) { ["section"]=> string(68) "ps-gjylameti-basha-nxit-largimin-e-shqiptareve-permes-retorikes-9516" }