PS, Gjylameti: Vota e 21 qershorit, votë kundër Bashës. Kraja: Nuk mundet një burrë shteti të tallet me qytetarët

Publikuar tek: politike, më 11:33 28-04-2015 PS, Gjylameti: Vota e 21 qershorit, votë kundër Bashës. Kraja: Nuk mundet një burrë shteti të tallet me qytetarët

Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti ka thënë sot gjatë një deklarate për media se kryetari i Bashkisë Tiranë Lulzim Basha, nuk ka mbajtur asnjë premtim gjatë 4 viteve por PD në një tjetër deklaratë tha se qeveria është tallur me qytetarët.

“Basha i ka harruar të gjitha projektet për Tiranën. Nuk ka mbajtur asnjë premtim, nga më të mëdhatë, si tramvai, e deri te premtimet më të vogla, si interneti falas”, tha Gjylameti. Sipas deputetes së PS Gjylameti, vota e 21 qershorit do të jetë votë kundër Lulzim Bashës.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i PD që në përmjet Akil Krajës tha se 21 qershori do të jetë mbyllja e një kapitulli tallës të qeverisë me qytetarët.

"Më 21 qershor shqiptarët duhet ta mbyllin këtë kapitull tallës ndaj tyre. Nuk mundet një burrë shteti të tallet me qytetarët. Tirana nuk e do më betonizimin dhe këtë do e tregojë më 21 qershor', tha Kraja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dade - qeverisë: Mos u justifikoni me deklarata për eksodin
Kosova takim me prindërit e fëmijëve në çerdhe: Të edukojmë fëmijët për një shoqëri më të mirë »
Article Logic
Execution time: 0.021003007888794
array(1) { ["section"]=> string(113) "ps-gjylameti-vota-e-21-qershorit-vote-kunder-bashes-kraja-nuk-mundet-nje-burre-shteti-te-tallet-me-qytetaret-9852" }