PS i mbyll derën Blushit, pas Peleshit konfirmon edhe Balla: Nuk ka zgjedhje për kryetarin

Publikuar tek: politike, më 23:33 29-01-2016 PS i mbyll derën Blushit, pas Peleshit konfirmon edhe Balla: Nuk ka zgjedhje për kryetarin

Një ditë pas deklaratës në të Ben Blushit, se do të garojë në kongresin socialist si alternativë ndaj Ramës edhe si kryeministër, partia i mbyll atij përfundimisht derën e garës.

Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla thotë në një prononcim për Top Channel se, në kongres do ketë vetëm rikonfirmim të kryetarit aktual Rama.

“Ky është një debat i sajuar, i inicuar nga njeriu i gabuar në momentin e gabuar. Ndoshta do të kishte vlerë nëse do të bëhej në kushtet kur PS do kishte humbur zgjedhjet.

Por ky debat është shterpë për aq kohë sa modeli organizativ i PS prej ditës kur Edi Rama ka marrë drejtimin është modeli fitues britanik i laburistëve, i cili ka sanksionuar qartë që kryetari i PS zgjidhet me parimin “një anëtar një votë” dhe Rama është zgjedhur kështu në 2009 dhe atëherë gara ka qenë e hapur dhe mund të kishte marrë pjesë kushdo.

Dhe sipas këtij modeli, kryetari i partsë kur fiton zgjedhjet është automatikisht kryeministër dhe mandati i tij automatikisht quhet i rinovuar deri në përballjen e radhës zgjedhore.

Ajo që do të ndodhë në kongres është diçka që e kemi thënë prej kohësh: kryetari i PS është në vijim legjitim të mandatit të konfirmuar me votë popullore në dy palë zgjedhje.

Ne e kemi të sanksionuar në statut se zgjedhjet e përgjithshme janë ato që konfirmojnë mandatin e kryetarit të partisë. Pra, mandati i Edi Ramës është konfirmuar më 2013 dhe deri në 2017, kur do mbahen zgjedhjet e radhës, ky debat është i sajuar”, ka deklaruar Balla.

Edhe zv/kryeministri Niko Peleshi theksoi sot se nuk do të ketë zgjedhje për kryetarin në kongresin e 19 marsit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “PS e Ramës rikthehet te PPSH e Enver Hoxhës”
Rama dhe Meta thyejnë ''mitet'': Ngjalat nuk ishin ngjala dhe papagalli nuk është ashtu siç duket »
Article Logic
Execution time: 0.021867990493774
array(1) { ["section"]=> string(94) "ps-i-mbyll-deren-blushit-pas-peleshit-konfirmon-edhe-balla-nuk-ka-zgjedhje-per-kryetarin-31299" }