PS i përgjigjet akuzave: Sondazhet dhe intervista e Dzanashvillit që implikon Shkëlzen dhe Sali Berishën s’janë arsye për të baltosur Ajolën

Publikuar tek: politike, më 12:57 06-06-2015 PS i përgjigjet akuzave: Sondazhet dhe intervista e Dzanashvillit që implikon Shkëlzen dhe Sali Berishën s’janë arsye për të baltosur Ajolën

Partia Socialiste i është përgjigjur nëpërmjet një deklarate akuzave të Partisë Demokratike lidhur me bashkëshorten e kandidatit të majtë, Ajola Xoxa që sipas PD ka marrë para nga  biznesmeni Dzanashvill.

“Paniku nga sondazhet nga njëra anë dhe intervista e Dzanashvillit që implikonte drejtpërdrejtë Shkëlzen dhe Sali Berishën nga ana tjetër, nuk janë arsye për të baltosur bashkëshorten e kryebashkiakut të ri të Tiranës, Erion Veliaj. Por, me sa duket dëshpërimi në kampin blu nxit vetëm veprime të dëshpëruara nga ana e PD-së. 

Prandaj, e vërteta e thjeshtë se Ajola Xoxa nuk ka pasur asnjëherë klient personin në fjalë, nuk e pengon dot PD-në të shfryjë dëshpërim. Nga viti 2012 deri në vitin 2014 zonja Xoxa ka qenë avokate e asociuar pranë studios ligjore “Tashko Pustina”. Ajo nuk ka patur asnjë klient të vetin dhe asnjë marrëdhënie financiare me asnjë klient. Zonja Xoxa është paguar nga studio “Tashko Pustina” si të gjithë juristët e tjerë të asociuar me këtë studio. Zonja Xoxa ka ushtruar detyrat e saj profesionale për studion ligjore dhe klientët e studios ku ka qenë vetëm një juriste me rrogë fikse”, është përgjigja që jep PS lidhur me akuzat e bëra.

Ndërkaq, PS shton se balta mbi familjen e Veliajt do të mbetet një njollë mbi humbësit e 21 qershorit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosova-Ramës: Kafen e humbjes?! Do të jap akullore pas fitores sime
Veliaj fushatë në Krrabë: Ne nuk do jetojmë përgjithmonë, ca gjëra duhet t’i zgjidhim tani »
Article Logic
Execution time: 0.022125959396362
array(1) { ["section"]=> string(145) "ps-i-pergjigjet-akuzave-sondazhet-dhe-intervista-e-dzanashvillit-qe-implikon-shkelzen-dhe-sali-berishen-s-jane-arsye-per-te-baltosur-ajolen-12831" }