PS i trembet rrezikut elektoral “Meta-LSI”, Rama sot urdhër Asamblesë: Të shkojnë 150 mijë anëtarësime

Publikuar tek: politike, më 20:12 17-07-2015 PS i trembet rrezikut elektoral “Meta-LSI”, Rama sot urdhër Asamblesë: Të shkojnë 150 mijë anëtarësime Një nga punimet e Asamblesë së PS

Socialistët po e ndjejnë rrezikun e Lëvizjes Socialiste për Integrim të Ilir Metës dhe për këtë, kanë vendosur të bëjnë analizë, të mobilizojnë forcat dhe të përgatiten fuqishëm për zgjedhjet e 2017. 

Në Asamblenë e Partisë Socialiste që do të mbahet ditën e sotme në Tiranë, nga Gramoz Ruçi si Sekretar i Përgjithshëm dhe Edi Rama si kryetar i PS, do t’i kërkohet Asamblesë të dalë me vendimin e shtimit të numrit të anëtarësisë së PS, në 150 mijë persona.

Burime nga dega e organizimit të PS, thanë për newsbomb.al, se anëtarësimet do të kenë kohën e tyre por jo më larg se zgjedhjet e 2017.

“Madje vetë Edi Rama do të ketë një program pune ndarje nëpër qytete duke dhënë kartat e reja të anëtarësisë” thotë burimet e organizimit të PS.

Por në pritje të show-t të radhës për shpërndarjen e kartave të anëtarësisë, Edi Rama sheh rrezikun e riorganizimit të LSI, partneri kryesor i PS në koalicion. LSI në zgjedhjet vendore u vendos në pozicionin e tretë me mbi 255 mijë vota, dhe në disa qytete të vendit, ka dalë edhe forcë e parë politike, ndërsa në të tjera, e ka lënë PS pas, duke përfshirë edhe bastionet.

Kritikat e Edi Ramës filluan që në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, kur ai shprehu shqetësimin për rezultatin shumë të dobët në PS e Lezhës, duke i faturuar kështu, Mimi Kodhelit, si e deleguar e këtij qyteti edhe pjesën kryesore të përgjegjësisë së organizimit të partisë.

“Por nuk është vetëm Lezha. Janë disa qytete ku votat socialiste janë ulur ndjeshëm, madje ka dalë PS edhe forcë e dytë. Shkodra, Berati, Gjirokastra etj janë shqetësim për mënyrën sesi kanë evoluar punët e partisë dhe sesi janë sjellë strukturat e të deleguarit. Një analizë e posaçme do të bëhet edhe për humbjen e Përmetit.

Kjo analizë, ndoshta nuk do të bëhet e dukshme për të “ngrirë” marrëdhëniet PS-LSI për shkak të kritikave dhe marrjen e votave të PS nga ana e LSI, por do të ketë kërkesë për shtimin e numrit të anëtarësisë, deri në 150 mijë vetë”, thanë burimet për newsbomb.al.

Edi Rama duket se po i “frikësohet” 2017 dhe zgjedhjeve të përgjithshme. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, LSI u rrit ndjeshëm me 16 deputetë dhe disa të tjerë që i ka afruar tashmë nga forcat politike duke krijuar një grup të madh parlamentar.

Nëse çështjet e organizimit brenda LSI ecin kështu për dy vite, LSI do të kthehet në një faktor  që do të drejtojë me votat e veta qeverisjen e vendit.

Ndërkohë tej batutave që Rama bëri për Taulant Ballen dhe ditëlindjen e deputetit gjatë aktivitetit paraditen e sotme, i ka detyruar që neser të gjithë, të lënë fundjavat e pushimeve buzë detit, dhe të vijnë ne Tiranë për të folur për organizimin e partisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çadra me drita te kryeministria, Parreno ka marrë “copy- paste” punën në Muzeun e Artit në Filadefia
Superpaga e zyrtarëve, qeveria u jep 1 milion lekë shtesë çdo muaj »
Article Logic
Execution time: 0.031410932540894
array(1) { ["section"]=> string(104) "ps-i-trembet-rrezikut-elektoral-meta-lsi-rama-sot-urdher-asamblese-te-shkojne-150-mije-anetaresime-16430" }