PS, Ismaili: Humbja në Mallakastër, faji i LSI-së

Publikuar tek: politike, më 08:12 18-08-2015 PS, Ismaili: Humbja në Mallakastër, faji i LSI-së

Humbjen e bastionit të majtë në Mallakastër, socialistët ia faturojnë kandidaturës së zgjedhur nga aleati i tyre, LSI.

Kjo është një ndër arsyet kryesore që PS-ja e kësaj zone nuk e ka përtypur lënien si zonë të lirë bastionin e tyre, aleatit LSI, duke bërë që Bashkia e Mallakastrës të drejtohet nga PD-ja. Kreu i Partisë Socialiste në rrethin e Mallakastrës, Pajtim Ismaili, në një prononcim për “Shqip” bëri me dije se kjo degë e PS-së ka përfunduar analizën e zgjedhjeve të 21 qershorit duke evidentuar edhe shkaqet që çuan në një rezultat jo të pritshëm për koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane.

Teksa analiza pritet të diskutohet në mbledhjen e socialistëve të këtij rrethi, ku të pranishëm do të jenë edhe deputetët e zonave, si dhe të deleguarit e PS-së, kreu i Partisë Socialiste të këtij Rrethi bën me dije se faktori kryesor që çoi në humbjen e Bashkisë është pikërisht kandidatura e propozuar nga aleati i majtë, LSI, Shyqyri Kapllani.

Sipas të majtëve kjo kandidaturë u kundërshtua nga 90% e Kryesisë së PS-së në këtë rreth deri në ditën e fundit para afateve ligjore që duhet të deopzitohej në KQZ.

“Ajo që mund të themi është fakti se rreth 90% e socialistëve të PS-së në Mallakastër, kanë qenë kundër kandidaturës së propozuar. Kryesia e PS-së e ka kundërshtuar deri në ditën e fundit”, thotë kreu i PS në Mallakastër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani: Militantë ekstremistë politikë janë përfshirë në reformën në drejtësi
Përplasjet në bazë/ Mile i përgjigjet Shkëmbit: Bëri pazar me Kaprin, do t’i hapja dosjet e betonizimit »
Article Logic
Execution time: 0.056021928787231
array(1) { ["section"]=> string(52) "ps-ismaili-humbja-ne-mallakaster-faji-i-lsi-se-18609" }