PS-ja dhe PD-ja mbledhin grupet parlamentare për zgjedhjet dhe protestat

Publikuar tek: politike, më 13:23 16-03-2015 PS-ja dhe PD-ja mbledhin grupet parlamentare për zgjedhjet dhe protestat Grupet Parlamentare të PS-së dhe PD-së

Grupet Parlamentare të PS-së dhe PD-së janë mbledhur ditën e sotme, në të njëjtën kohë në selitë e tyre.Edi Paloka ka mbledhur grupin parlamentar për të diskutuar për protestat por nuk mohohen edhe zërat se mund të diskutohet edhe për zgjedhjet bashkiake dhe kandidatët në to. Në Grupin Parlamentar të PS-së mungon Rama. Nga negociatat me LSI-në, PS-ja u detyrua të lëshonte 15 bashki. Deputeti i Gjirokastrës Dashamir Kamberi ka thënë para hyrjes në mbledhje se respekton vendimin e PS-së, që për Bashkinë e Gjirokastrës do të mbështesë kandidatin e LSI-së.

Edhe ditën e sotme Partia Demokratike ka zhvilluar një protestë para Kuvendit të Shqipërisë nga deputetët dhe disa protestues, duke kërkuar dorëheqjen e Ilir Metës.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Edi Paloka, tha pas mbledhjes se është rikonfirmuar qëndrimi i Grupit lidhur me Parlamentin, duke u shprehur se Parlamenti nuk mund të drejtohet nga njeriu i akuzuar për vrasjen e dy deputetëve. “Kryetari i Kuvendit dhe ministri i Brendshëm po  ushtrojnë pushtetin e tyre për të manipuluar provat dhe faktet në mënyrë që shqiptarët të mos marrin vesh të vërtetën dhe përgjegjësit të mos përballen me drejtësinë”, tha Paloka. 

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani tha se protestat do t’i vazhdojnë përditë deri sa Meta të japë dorëheqjen që drejtësia të hetojë  e lirë. Ristani tha se opozita nuk do ta bojkotojë Parlamentin, por protestuesit do të vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e Metës edhe në Durrës dhe gjithë Shqipërinë.

“Ne kemi kërkuar dorëheqjen dhe do ta kërkojmë në mënyrë të pandalshme. Do protestojmë përditë, pasdite, nesër, pasnesër. Të shtunën në Durrës dhe në gjithë Shqipërinë. Situata  është e rëndë, kemi të akuzuar kryeparlamentarin për  porositjen e e vrasjes së dy deputetëve. Kërkojmë që shteti ligjor të funksionojë por nuk mund të funksionojë në mënyrë të pavarur .Të japë dorëheqjen. Kjo është një formë  e protestës për të treguar se nuk mund të funksionojë parlamenti kështu. Është situatë e rrallë. Po mundohemi që drejtësisë t’i krijojmë kushtet që të punojë e pavarur sepse nuk mund të punojë e pavarur duke e kthyer në estradë. Meta duhet të japë dorëheqjen. Do protestojmë në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Të enjten protesta jashtë parlamentit por ne brenda parlamentit.”, deklaroi Ristani nga protesta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 24 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, harrojnë të gjithë, veç ambasadores
Frroku: Nuk jam karrem që të përdorem nga Prifti për t’u futur në politikë »
Article Logic
Execution time: 0.014227151870728
array(1) { ["section"]=> string(77) "ps-ja-dhe-pd-ja-mbledhin-grupet-parlamentare-per-zgjedhjet-dhe-protestat-6046" }