PS-LSI, përplasja e parë për shtëpitë e Vlorës

Publikuar tek: politike, më 15:49 30-01-2015 PS-LSI, përplasja e parë për shtëpitë e Vlorës Deputeti i LSI Shkelqim Selami ne takim me banoret e lagjes \"Kushtrimi\" ne Vlore

PS dhe LSI përfshihen në konfliktin e parë pas shumë muajve bashkëqeverisje. Dhe bëhet fjalë për prishjen e 153 shtëpive në lagjen “Kushtrimi” në qytetin e Vlorës, për shkak të kalimit aty të rrugës që lidh Transballkaniken e Vlorës me autostradën.

Sot paradite, deputeti i LSI Shkëlqim Selami u takua me banorët protestues që kundërshtojnë prishjen e shtëpive. Dhe në radhë të parë banorët kërkojnë shpronësimin e shtëpive të tyre.

Shkëlqim Selami ka akuzuar këshillin e Bashkisë së Vlorës se nuk duhet ta miratonte buxhetin e vitit 2015 (buxhet që u miratua një ditë më parë) pa përfshirë në këtë buxhet lekët e shpronësimeve për banorët e Lagjes Kushtrimi në Vlorë.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryetares së Këshillit të Bashkisë së Vlorës Evis Alushi. “Investimi për rrugën është investim kombëtar. Për rrjedhojë shpronësimet i bën qeveria. Bashkia ka bërë gati dokumentacionin që e ka përcjellë në qeveri” thotë Alushi.

“Topi” duket se ka mbetur sërish në qeveri. Dhe po prapë, propozimi për shpronësime duhet të shkojë nga Ministria e Transporteve që i përket LSI. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD, Strazimiri akuzon qeverinë: Krimi ka hapur zyrë pune në Shqipëri
Prapaskenat e Parkingjeve/ Pse nuk kaloi vendimi. Rebelimi ndaj “votës së detyruar” të të majtëve »
Article Logic
Execution time: 0.01471996307373
array(1) { ["section"]=> string(50) "ps-lsi-perplasja-e-pare-per-shtepite-e-vlores-1937" }