PS, Manja: PD të japë qëndrimin për dosjen e Arben Ristanit

Publikuar tek: politike, më 12:43 04-04-2015 PS, Manja: PD të japë qëndrimin për dosjen e Arben Ristanit Deputet i PS Ulsi Manja

Deputeti i PS-së Ulsi Manja i kërkoi PD dhe grupit Parlamentar të mbajnë qëndrimin e tyre për dosjen e deputetit të PD-së Arben Ristani.

“I kërkojmë Partisë Demokratike dhe grupit Parlamentar të shfaqin gatishmërinë dhe të shtrojnë publikisht qëndrimin e tyre në lidhje me dosjen e Arben Ristanit. Korrupsioni është plagë e rëndë në Shqipëri dhe ne jemi të angazhuar për ta luftuar”, shprehet deputeti Manja. Ai i kërkoi PD-së që të shqyrtojë këtë çështje në emër të angazhimit të tyre për dekriminalizimin.

Një ditë më parë në Kuvend, deputeti i PS-së Taulant Balla bëri publike dokumentet që tregonin se Arben Ristani ka qenë i dënuar në vitin 1994  me 5 muaj burg për dhënie të vendimit të padrejtë në kohën kur ka qenë Gjykatës pranë Gjykatës së Rethit Tiranë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kreu i PD-së Vlorë, Meminaj: ‘’LungoRama’’, një plazh ku vetëm derrat zhgërryhen
Pafajësia e Arben Frrokut/ Ministri Tahiri: Shpresoj mos jetë thënë ende fjala e fundit »
Article Logic
Execution time: 0.023557901382446
array(1) { ["section"]=> string(62) "ps-manja-pd-te-jape-qendrimin-per-dosjen-e-arben-ristanit-7812" }