PS: Ndërhyrjet e Lulit gjysmake, numërohen me gishtat e dorës

Publikuar tek: politike, më 12:49 18-05-2015 PS: Ndërhyrjet e Lulit gjysmake, numërohen me gishtat e dorës

Partia Socialiste vijon akuzat për premtimet e pambajtuara të kryebashkiakut Basha. Përmes deputetes Olta Xhaçka, PS ka denoncuar  premtimin e pambajtur të Bashës  për hartimin e një plani për çdo lagje banimi për të rritur cilësinë e jetesës në çdo bllok.

“Këtë premtim as nuk e mbajti, e as pati ndërmend ta mbante ndonjëherë. Ndërhyrjet e Lulit përveçse gjysmake, numërohen me gishtat e njërës dorë. Investimet për shërbime publike vendore janë realizuar vetëm në masën 45.7%, ndërkohë që investimet për strehimin dhe planifikimin e territorit janë realizuar vetëm 17%!Në total, rreth 6 milionë dollarë në një vit që Luli nuk ka ditur t’i shpenzojë në të mirë të qytetarëve”, deklaroi Xhaçka.

Deputetja socialiste tha se “Pastrimi i lagjeve të Tiranës është sot më i keqi. Gjelbërimi nuk është shtuar e po kështu as këndet sportive e hapësirat rekreacionale. E vetmja gjë që u shtua në fakt janë ndërtesat e çibanët pa leje që Luli lejoi të mbinin në çdo cep të Tiranës”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tom Doshi: Spartak Braho ka futur duart në hetim, disponoj prova
Tahiri për kërkesën e Erdoganit: Është politike, nuk kemi probleme me terrorizmin »
Article Logic
Execution time: 0.0694739818573
array(1) { ["section"]=> string(65) "ps-nderhyrjet-e-lulit-gjysmake-numerohen-me-gishtat-e-dores-11398" }