PS në koalicion me PD pas 25 qershorit? Kjo foto e postuar nga kandidati socialist do të thotë shumë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:40 06-06-2017 PS në koalicion me PD pas 25 qershorit? Kjo foto e postuar nga kandidati socialist do të thotë shumë

Pas marrëveshjes së 18 majit mes dy liderëve Edi Rama dhe Lulzim Basha po aludohet shumë në media për një koalicion të të mundshëm mes tyre pas 25 qershorit.

Zërat qarkullojnë edhe për faktin se pas kësaj marrëveshje sulmet ndaj njëri-tjetrit u zbehën dukshëm.

Megjithatë, një foto e publikuar sot në mëngjes nga kandidati socialist për deputet në qarkun e Kukësit, Safet Gjici duket sikur i përforcon edhe më tej këto zëra.

Siç shihet, në këtë foto të postuar në faqen e tij zyrtare në facebook një mbështetës i Partisë Socialiste shfaqet me simbolet e të dyja partive. Mban veshur bluzën e PS, në njërën dorë flamurin e kësaj partie, ndërsa me dorën tjetër ngre lart dy gishtat (simbol i demokratëve).

Ndonëse duket vetëm një djalosh, Gjici, i cili njëherësh është edhe presidenti i ekipit të Kukësit ka zgjedhur ta përfshijë në galerinë e fotove të takimit elektoral të një dite më parë. Por, çfarë ka dashur të përcjellë kandidati socialist me këtë foto?  

 

18881791_1730651493626644_2728572735263894387_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030074119567871
array(1) { ["section"]=> string(105) "ps-ne-koalicion-me-pd-pas-25-qershorit-kjo-foto-e-postuar-nga-kandidati-socialist-do-te-thote-shume-81399" }