PS reagon për Martin Cubin: Ishte viktimë e sulmit fizik, gjykata e shpalli të pafajshëm

Publikuar tek: politike, më 15:45 20-12-2015 PS reagon për Martin Cubin: Ishte viktimë e sulmit fizik, gjykata e shpalli të pafajshëm

Vetëm pak orë më parë, Enkelejd Alibeaj, nëpërmjet një deklarate për shtyp nga selia e Partisë Demokratike, akuzoi kreun e Partisë Socialiste në Shkodër, Martin Cubin si të akuzuar për një vrasje në vitin 2009.

Partia Socialiste e quan fabrikim të SHQUP-it, deklaratën e PD-së duke thënë në reagimin e saj se Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit e shpallën të pafajshëm Martin Cubin, i cili në kohën kur ishte kreu i komunës Pult, mbeti i plagosur nga një sulm fizik.

Sipas PS-së Martin Cubi nuk ka qenë agresori por viktima e sulmit, ndërsa shton se ai nuk është kryetari i PS-së në Shkodër por koordinatori i saj. Në fund të reagimit PS shprehet se për shkak të pafajësisë së tij, Partia Demokratike nuk e shkarkoi gjatë kohës që ishte në pushtet.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bushati bën rezymenë për Ramën, ministrat e deputetët, e quan 2015-ën “Vit diplomatik”
Një gjyqtar italian do të atashohet në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.026386022567749
array(1) { ["section"]=> string(92) "ps-reagon-per-martin-cubin-ishte-viktime-e-sulmit-fizik-gjykata-e-shpalli-te-pafajshem-28202" }