PS vendos: Dako rikandidon në Durrës. Subashi: Jam i gatshëm për Fierin

Publikuar tek: politike, më 18:03 30-03-2015 PS vendos: Dako rikandidon në Durrës. Subashi: Jam i gatshëm për Fierin

Deputeti i PS-së Armando Subashi ka konfirmuar sot përpara mediave se ai është një prej emrave të propozuar për kandidat të kësaj partie për Bashkinë e Fierit.

Subashi ka shprehur vendosmërinë e tij për të kandiduar në këtë qytet në zgjedhjet vendore të 21 qershorit nëse kjo vendoset nga strukturat e PS-së.


Vangjush Dako do të jetë sërish kandidat i PS-së për bashkinë e Durrësit në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Vendimi është zyrtarizuar sot gjatë takimit që kryeministri Rama zhvilloi me deputetët e qarkut të Durrësit, ndërsa deputeti i këtij qarku Blendi Klosi ka deklaruar pas përfundimit të mbledhjes se “Vangjush Dako është kandidati më i mundshëm për Durrësin”.

Dako është konfirmimi i dytë për bashkitë e mëdhaja nga PS, pas atij të Sotiraq Filos në Korçë, vendim që u konfirmuar edhe nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi.

Ndërsa në orën 19:00 pritet mbledhja e Ramës me deputetët e qarkut të Tiranës, ku edhe do të zyrtarizohet kandidati për bashkinë e kryeqytetit.


Ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Rama me deputetët e qarqeve të Beratit dhe Elbasanit. Ndonëse jo zyrtare, pritet që PS të rikandidojë sërish në Elbasan, Qazim Sejdiun, ndërsa nuk ka ende emra të sigurtë për bashkitë e Vlorës dhe Beratit. Aktualisht Rama po zhvillon takime me deputetët e qarkut të Shkodërs.

Sa i përket Bashkisë së Librazhdit, edhe pse ende nuk është zyrtare mësohet se PS ka vendosur të kandidojë Kastriot Gurrën.


Ka përfunduar edhe takimi midis kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të qarkut të Vlorës, për të vendosur në lidhje me kandidatin për bashkinë e qytetit në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes ka reaguar deputeti Koço Kokëdhima. “U diskutua për strategjitë për zgjedhjet. Jemi në fazën finale të përzgjedhjes së kandidatëve”, shprehet Kokëdhima.

Ai tregon që procesi për zgjedhjen e kandidatëve nuk ka përfunduar ende dhe po vijon. “Folëm për kandidaturat e propozuara nga baza”, vazhdon ai.

Pas takimit me deputetët Vlorës, Rama ka nisur takimet me deputetët e qarkut të Beratit.


Sotiraq Filo do të rikandidojë për një mandat të dytë në krye të Bashkisë Korçë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Vendimi është marrë në mbledhjen që kryeministri Edi Rama zhvilloi me deputetët e këtij qarku.

Ndërsa zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka deklaruar pas mbledhjes se Filo do të jetë kandidatura e PS-së në Korçë.

Ndërkohë, kryeministri Rama ka nisur mbledhjen me deputetët e qarkut të Vlorës, për të vendosur për emrin me të cilin PS-së do të dal në zgjedhjet vendore për Bashkinë e qytetit bregdetar. Kreu aktual i Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika me shumë mundësi nuk do të propozohet nga PS për një rikandidim tjetër, pas problemeve që e kanë shoqëruar atë me drejtësinë kohët e fundit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet vendore/ PD mbledh të mërkurën aleatët e saj
Bushati dhe Gjiknuri në Holandë, takohen me homologët dhe sipërmarrës vendas »
Article Logic
Execution time: 0.019634962081909
array(1) { ["section"]=> string(73) "ps-vendos-dako-rikandidon-ne-durres-subashi-jam-i-gatshem-per-fierin-7365" }