PSD kandidon Albert Çaçin në Fier, garon kundër Subashit dhe Alibeajt

Publikuar tek: politike, më 15:15 27-04-2015 PSD kandidon Albert Çaçin në Fier, garon kundër Subashit dhe Alibeajt

Partia Social-Demokrate e drejtuar nga Skënder Gjinushi do të kandidojë në Fier me Albert Çaçin në zgjedhjet lokale të 21 qershorit për këtë Bashki. Emri i Albert Çaçit ishte përfolur me kohë për Bashkinë e Fierit, në rast se PSD nuk arrinte një marrëveshje me Partinë Socialiste.

Sot Çaçi është regjistruar zyrtarisht në KQZ si kandidat për Fierin, pas mosmarrëveshjeve midis PS dhe PSD, të cilat pamundësuan një bashkimin në një koalicion.

Kandidimi i Çaçit në Fier pritet t’i hap jo pak probleme PS-së, për shkak edhe të kaluarës së ish-deputetit. Çaçi ka qenë më parë deputet i PS-së në Bashkinë e Fierit si dhe një mbështetës i ish-kryeministrit Fatos Nano dhe atij aktual Edi Rama.

Çaçi do të garojë në Fier përballë kandidatit të PS-së Armando Subashi dhe atij demokrat Enkeled Alibeaj.

PSD pritet të përfshihet në zgjedhje me 10 kandidatë për kryetar bashkie në 61 bashki që janë gjithsej. Veç Fierit, në asnjë bashki tjetër të madhe nuk do të vërë kandidat, edhe për faktin se nuk do që të prishë përfundimisht marrëdhëniet me PS.

/newsbomb

Lexo edhe:

Rama telefon Gjinushin, pa sukses. Në Fier do jetë kandidat i PSD për Bashkinë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dekriminalizimi, Balla: Kemi listën me 7 emra të inkriminuar të PD-së
Bushati njofton dhënien e truallit për ndërtimin e Ambasadës Shqiptare në Kosovë »
Article Logic
Execution time: 0.021500825881958
array(1) { ["section"]=> string(73) "psd-kandidon-albert-cacin-ne-fier-garon-kunder-subashit-dhe-alibeajt-9792" }