PSD në Elbasan: Partitë s’kuptohen janë të majta apo të djathta, lëvizin sipas pazarit të rradhës

Publikuar tek: politike, më 14:20 03-06-2015 PSD në Elbasan: Partitë s’kuptohen janë të majta apo të djathta, lëvizin sipas pazarit të rradhës

Kreu i PSD-së Skënder Gjinushi ka çelur ditën e djeshme fushatën elektorale në Elbasan, ku shoqërohej edhe nga kryetari aktual i kësaj bashkie Qazim Sejdini. Gjinushi ftoi qytetarët të votojnë numrin 3 për këshillat bashkiakë duke theksuar se partia e tij vazhdon të mbetet një parti e majtë duke shtuar se në ato bashki ku nuk ka kandidatët e saj mbështet kandidatët e së majtës.

Nga ana tjetër Gjinushi u shpreh: “Sot pas 23 vitesh demokraci, partitë, sidomos ato të mëdha, nuk kuptohen janë të majta apo të djathta sepse lëvizin nga zgjedhjet në zgjedhje dhe rrjedhimisht ndrrojnë krahun sipas interesave dhe sipas pazarit të radhës. Partia që është më e përcaktuar qartazi majtas që nuk ka ndryshuar kah si në pozitë dhe në opozitë është partia socialdemokrate”.

Gjinushi kërkoi mbështetjen e të majtve  për kandidatin Qazim Sejdini, aktualisht kryetar bashkie në Elbasan.

 “Vota për Partinë Social Demokrate në këshill dhe për Qazim Sejdinin si kandidat është votë e dyfishtë për të majtën në Elbasan”, u shpreh kreu i PSD.

PSD në këto zgjedhje synon fitoren me Albert Çaçin në Fier, e ndërsa në ato bashki ku nuk ka kandidatët e saj mbështet kandidatët e së majtës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kandidati i PD në Krujë kërkon lejen e Fugës, do të përfshijë idetë e tij në program
Pakti i PD për dekriminalizimin, Meta: Jemi të hapur për çdo veprim ligjor »
Article Logic
Execution time: 0.022181034088135
array(1) { ["section"]=> string(101) "psd-ne-elbasan-partite-s-kuptohen-jane-te-majta-apo-te-djathta-levizin-sipas-pazarit-te-rradhes-12594" }