Pse duhet shembur teatri kombëtar,Veliaj: Godina sëmuri aktorët me kancer

Publikuar tek: barometri, më 08:16 23-02-2018 Pse duhet shembur teatri kombëtar,Veliaj: Godina sëmuri aktorët me kancer

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u shpreh i vendosur për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar. Në studion e “Opinion” në Tv Klan ai tha ndër të tjera se kjo godinë nuk ka asnjë vlerë monumentale për shkak të amortizmit të tejskajshëm.

Për ta bërë edhe më bindës qëndrimin e tij ai tha se kjo godinë për shkak të materialeve të përdorura ka ndikuar në sëmundjen me kancer të shumë aktorëve.

“Është një anglomerat fibrash vegjetale, etj, etj. Sot jemi në një situatë që ky Teatër ka sëmurur aktorët tanë me kancer. E keni vrarë mendjen përse gjithë ata aktorë kanë ikur nga jeta nga kjo sëmundje. Kjo godinë nuk asnjjë vlerë monumentale. E kemi këtë edhe nga raporti i ekspretëve i bërë që kur ishte Lulzim Basha kryetar Bashkie i Tiranës”, tha Veliaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.092694044113159
array(1) { ["section"]=> string(79) "pse-duhet-shembur-teatri-kombetar-veliaj-godina-semuri-aktoret-me-kancer-111162" }