“Pse Edi Rama akuzoi dje, për vjedhje "floriri" Ilir Metën?”

Publikuar tek: politike, më 17:24 06-04-2016 “Pse Edi Rama akuzoi dje, për vjedhje

Nga Kreshnik Spahiu

Dje gjatë një debati në TV KLAN gazetari Artan Hoxha tërthorazi denoncoi një "politikan" të mazhorancës që ka konvertuar floririn e "vjedhur në Krrabë" me 70 milion paund pasuri të patundeshme në Britaninë e Madhe.

Sot disa portale pranë qeverisë po publikojnë me sponsorizim lajmin duke e shoqëruar me fotot e Ilir Metës të larë në flori dhe ku drejtpërdrejtë e akuzojnë se ai është i përfshirë në pastrim parash në Londër! Reagimi erdhi menjëherë pasi LSI kërkoi publikisht nga prokuroria që të hetohej Panamaja!

Po pse pikërisht dje dhe pse Edi Rama e sulmoi për herë të pestë Ilir Metën duke hedhur gurin dhe fshehur dorën?

1) Edi Rama sponsorizoi dhe negocoi me Top Channel "përgjimin" Meta-Prifti në Janar 2011

2) Edi Rama me deputetët e tij ndërtuan akuzën për tentativë vrasje ndaj Tom Doshit në 2015

3) Edi Rama me SOROS publikoi kontratat e DIA me CEZ dhe akuzuan Ilir Metën për 100 milion euro rryshfet

4) Edi dhe Ina Rama risollën në publik tre muaj më parë përgjimet e Ilir Metës për sponsorizim fushate me Kastriot Ismailajn të bëra që në vitin 2008

5) Dje sërish Edi Rama i rinxori një histrori 15 vjeçare disi të harruar për vjedhjen e floririt të Krabës duke përhapur informacionin se Ilir Meta zotron 70 milion paund pasuri të patundshme në Londër

Po pse pikërisht dje?

Sepse "Panama Papers" dhe shërbimet inteligjente e kanë paralajmëruar Edi Ramën se do i publikohen kontratat e offshoreve dhe pasurive të tij në SHBA, të filtruara nëpërmjet "Paradise Tax" të Panamasë.

Tërmeti global i shkaktuar nga publikimi i emaileve të "Panama Paper" paralajmëron revolta popullore dhe revolucione në disa shtete. Populli islandez e ndezi zjarrin i cili do përhapet kudo.

Edi Rama kishte vetëm një rrugë që baltën dhe turpin tja hidhte partnerit dhe aleatit kryesorë, për të bindur opinionin shqiptar dhe ndërkombëtar se e keqja e Shqipërisë është Ilir Meta.Duke inskenuar legjendat e floririt të Ilir Metës me blerje hotelesh në Londër ai po synon të spostëjë vëmendjen e publikut nga 200 milion eurot e tij tek historitë e Ilir Metës.

Po deri kur Iliri do e durojë skuthin Edi Rama dhe thikat që ai i ngul sistematikisht pas shpine?

Gjithsesi kjo është çështje e Ilir Metës.

Pyetja më saktë duhet ti bëhej shqiptarëve: Sa shekuj larg popullit islandez jeni?

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ilir Meta flet për konfliktin në Nagorno-Karabakh: Rajoni pjesë integrale e Azerbajxhanit
Skandali i “Panama Papers”, Spartak Ngjela: Laku po ngushtohet për Sali Berishën »
Article Logic
Execution time: 0.023308038711548
array(1) { ["section"]=> string(60) "pse-edi-rama-akuzoi-dje-per-vjedhje-floriri-ilir-meten-36990" }