“Pse heshta 1 vit”, Tahiri bën deklaratën e papritur: S’e dua partinë me thënë të drejtën. Prokuroria s’më thirri njëherë

Publikuar tek: barometri, më 09:02 02-11-2018 “Pse heshta 1 vit”, Tahiri bën deklaratën e papritur: S’e dua partinë me thënë të drejtën. Prokuroria s’më thirri njëherë

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shprehet se ka vendosur të heshtë për më shumë se një vit, në pritje të përfundimit të hetimeve italiane ku ka rezultuar i pafajshëm për akuzën e bashkëpunimit me grupin e Habilajve.

 

Tahiri u shpreh se prokuroria në Shqipëri i ka shtyrë katër herë hetimet për të dhe nuk e ka thirrur asnjëherë.

“As nuk e dua partinë”, u shpreh Tahiri kur gazetari Blendi Fevziu i kujtoi se është “braktisur” nga Partia Socialiste.

Pjesë nga biseda:

Fevziu: Kush janë këto duar të zeza

Ju e mbani mend se si ka filluar në studion tuaj një vit më parë kjo histori

Fevziu: Ka filluar më herët

Po flas për hetimet, ka filluar më shumë se një vit më parë. Gjatë kësaj kohe, shumë ujë ka rrjedhur. Në këtë studio janë bërë dhjetra emisione dhe ndoshta s’keni faj.

Fevziu: Jo mo e marr unë fajin. Po unë këtë punë kam bëj emisione.

Megjithatë ai që kam heshtur kam qenë unë. Duke mos u marrë as me prokurorinë dhe aq më pak me njerëzit në këtë studio apo në të tjera studio kanë përmendur emrin tim.

Fevziu: Keni qenë ju që ju ka lëshuar partia.

Termin që partia ju lëshoi mua as më ngroh as më ftoh. As s’e dua partinë me thënë të drejtën. Kam heshtur se kam një motiv.

Unë kam pritur një vit që hetimi në Itali të kishte një përfundim, dhe që unë të mos dilja të flisja me fjalët e mija. Unë sot kam një vendim të prokurorisë së Italisë.

Fevziu: Që opozita pretendon që është nul

Unë e kujtoj si prokurorët i thanë publikut dhe parlamentit që kishte ardhur një dosje nga Italia po s’e kishin përkthyer ende, dhe kërkuan arrestimin tim me ato që kishin dëgjuar në lajme.

Sot hetimet janë shtyrë katër herë. Mua nuk më kanë thirrur asnjëherë. Të më thërrasin se mbase them po unë kam qenë trafikant. Sot që unë kam në dorë vendimin, unë dola të them “Jo” ajo që keni dëgjuar deri më sot është gënjeshtër. Prandaj kam pritur një vit, se e vërteta sido që të jetë do shkojë te veshi i çdokujt.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.04590892791748
array(1) { ["section"]=> string(123) "pse-heshta-1-vit-tahiri-ben-deklaraten-e-papritur-s-e-dua-partine-me-thene-te-drejten-prokuroria-s-me-thirri-njehere-139937" }