“Pse i trembet Rama hetimit nëdërkombëtar për aferën 600 milion euro? “, Basha për “CEZ”

Publikuar tek: politike, më 09:32 01-10-2015 “Pse i trembet Rama hetimit nëdërkombëtar për aferën 600 milion euro? “, Basha për “CEZ”

“Ka dy vjet që shan, mallkon, akuzon dhe shantazhon sistemin e drejtësisë, por kur duhet të mbrojë aferat e tij shndërrohet si askush tjetër në avokat te saj. Pse i trembet Edi Rama hetimit ndërkombëtar për aferën 600 milion euro? Pse ka frikë nga e vërteta?” Kështu pyet kreu i PD Lulzim Basha përmes rrjetit social Facebook lidhur me aferën korruptive të CEZ.

Basha thotë se hetimi do të kryhet dhe drejtësia do të bëhet pavarësisht se Rama sipas tij "shpreson se do t'ja hedhë".

“ Popullit i ka vajtur thika në palcë ndërsa kokoshi 200 milionësh kakaris me shpresën se do t'ja hedhë pa i hyrë gjemb në këmbë. Ky që trajton një popull të tërë si hajdut është nën akuze për vjedhjen e shekullit, jo 6 as 60 por plot 600 milion euro, dhe përsëri do ti ikë hetimit. E ka kot. Hetimi do te kryhet, drejtësia do të bëhet, e vërteta do të zbardhet, ligji do të veprojë mbi këdo që ka abuzuar me pasuritë e qytetarëve shqiptarë”, përmbyll kreu i PD.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prifti për videon intime: Gruas time ia sollën në shtëpi 5 vite më parë, nesër prova të reja
KUVEND/ Nuk futet në rend dite hetimi ndërkombëtar për aferën CEZ-DIA »
Article Logic
Execution time: 0.025563955307007
array(1) { ["section"]=> string(87) "pse-i-trembet-rama-hetimit-nederkombetar-per-aferen-600-milion-euro-basha-per-cez-22074" }