Pse ka rënë EURO, Hoxha: Paratë e drogës hidhen në ndërtim, Çuditërisht janë shtuar kompanitë e lojërave të fatit

Publikuar tek: ekonomi, më 22:40 06-06-2018 Pse ka rënë EURO, Hoxha: Paratë e drogës hidhen në ndërtim, Çuditërisht janë shtuar kompanitë e lojërave të fatit

Gazetari Artan Hoxha thotë se dy zhvillime të rëndësishme kanë ndodhur gjatë periudhës që monedha e euros ka rënë në nivelet më të ulëta në Shqipëri.

Sipas Hoxhës ato janë “boom”-i i ndërtimeve ku pastrohen paratë e drogës dhe ku janë përfshirë kompani ndërtimi pa historik, si dhe shtimi në mënyrë të çuditshme i kompanive të lojërave të fatit.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se produktet e drogës, kokaina, heroina dhe kanabisi tregtohen me euro, ndërsa ata që fusin para të pista në Shqipëri janë aq të fuqishëm sa që japin para me fajde kundrejt firmave të ndryshme në vend.

Deklarata e Hoxhës:

Është një temë sensibile për qytetarët, dhe kemi banka që kanë depozitat plot me paratë e qytetarëve dhe kanë nomrat e interesit të çmendura. Dhe kreditë e këqija i kanë një numër shumë i vogël kompanish të mëdha, emrat e të cilave nuk publikohen kurrë.

Nëse është vënë re ka dy fusha të cilat kanë patur intensifikim dhe zhvillim. Industria e ndërtimit, boom-i, fillimi i ndërtimeve. Nëse e sheh Tiranën nga Google dallon që janë zhdukur shumë fusha dhe lulisht. Kjo është një nga fushat kryesore ku janë përfshirë trafikantët e mëdhenj.

Aktifiteti i dytë janë bizneset e lojërave të fatit. Çuditërisht në Shqipëri nuk janë shtuar as lojtarë, por janë shtuar kompanitë që operojnë në treg me NIPT-e sekondare dhe që janë bërë më mëdha edhe se kompanitë mëma. Nëse janë tre kompani të mëdha, janë 22 operatorë. Aty është një nga fushat ku nuk kuptohet se si investohet, si gjenerohet.

Më rezulton që një pjesë e kompanive që janë përfshirë në bizneset e ndërtimit, janë kompani që nuk kanë ndonjë historik në të kaluarën. Dhe janë futur në lojë disa, unë po i quaj kalane. Çfarë ka ndodhur, trafiku i drogës, kokaina, heroina dhe kanabisi, janë produkte që shiten me euro. Dhe paratë që ata vijnë dhe i hedhin në aktivitetin ilegal, madje janë aq të fuqishme sa që kanë filluar të japin fajde edhe kundrejt firmave. Edhe kompanitë e rregullta janë duke marrë para sepse me ata s’ke pse shkon në bankë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0043599605560303
array(1) { ["section"]=> string(117) "pse-ka-rene-euro-hoxha-parate-e-droges-hidhen-ne-ndertim-cuditerisht-jane-shtuar-kompanite-e-lojerave-te-fatit-123510" }