Pse kancelarja Merkel nuk e takoi Ramën në Vjenë? Doris Pack: Merkel ka punë të tjera, jo histori dashurie

Publikuar tek: politike, më 12:01 02-09-2015 Pse kancelarja Merkel nuk e takoi Ramën në Vjenë? Doris Pack: Merkel ka punë të tjera, jo histori dashurie

Në Vjenë, kancelarja gjermane Angela Merkel nuk i kushtoi shumë vëmendje kryeministrit Edi Rama dhe mbi këtë fakt është pyetur nga gazetarët eurodeputetja Doris Pack e cila thotë në mënyrë të prerë se kancelarja Merkel ka të tjera punë për të bërë dhe se këtu nuk bëhet fjalë për një histori dashurie.

“Kancelarja Merkel ka punë të tjera për të bërë. Nuk bëhet fjalë për një histori dashurie këtu. Ajo është shumë e zënë dhe nuk ishte e nevojshme që të takojë në mënyrë të veçantë Ramën. Kjo shihet kështu në Shqipëri në fakt dhe jo në  kryeqytetet e tjera. Dhe kjo sepse Rama thotë, që ai dhe kancelarja gjermane formojnë  një çift, sigurisht jo në dashuri, por që kanë afrimitet dhe vlerësojnë njëri tjetrin. Unë shpresoj që Angela Merkel të shohë problemet në Shqipëri dhe që t’ia thotë Ramës”, thotë eurodeputetja duke shtuar :

“Dhe për këtë arsye, Basha duhet të dëgjohet dhe mbështetet nga liderët e partisë  popullore europiane, sepse Shqipëria po vuan. Nuk është partia demokratike që po  vuan, është Shqipëria që po vuan, me një situatë te keqe”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Mbyllja masive e bizneseve, reagim i guximshëm ndaj terrorit qeveritar
SMS-ja në Facebook e ministres Felaj për një aktiviste, që e kritikoi. Ja gjuha që përdor »
Article Logic
Execution time: 0.029214143753052
array(1) { ["section"]=> string(109) "pse-kancelarja-merkel-nuk-e-takoi-ramen-ne-vjene-doris-pack-merkel-ka-pune-te-tjera-jo-histori-dashurie-19774" }