Pse kërkon përforcime nga të huajt dhe a është 'Financial Times' kazan? Ja si përgjigjet Rama

Publikuar tek: sport, më 22:17 23-11-2017 Pse kërkon përforcime nga të huajt dhe a është 'Financial Times' kazan? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama I ftuar sot në emisionin 360’ me drejtues gazetarin Artur Zheji, i pyetur nga ky I fundit se fakti që ai kërkon përforcime do të thotë që ka pranuar humbjen e policisë, është pergjigjur se ka kërkuar mbështetje në dije jo vetëm për këtë sektor, por me të gjithë sektoret në interes strategjik.


Më pas Zheji e ka pyetur kryeministrin nëse Financial Times është një media serioze, Rama është përgjigjur se nuk eshte kazan dhe se shkrimi Albanian Drug is Now Our Problem ka qene i shkruar nga vete ai dhe eshte interpretuar ne menyre qesharake.


Zheji-Derisa kërkon përforcime ndërkombëtare do të thotë që ke pranuar humbjen e policisë? Ngre duart lart dhe thua nuk e luftoj dot se e kam të keqen brenda policisë
Rama: Unë kam kërkuar mbështetje në dije jo vetëm për këtë sektor, por me të gjithë sektorët në interes strategjik për Shqipërinë që unë mendoj që do të kemi.
Zheji-Ke patur parandjenjë? Me jep një shpjegim logjik?
Rama: T'ja lëmë atyre që na ndjekin ta lemë kush është budallai dhe i mencuri në këtë bisedë.
Zheji: Kam frikë se do ta vendosë populli se kush është budallai.
Zheji: Financial Times, është një media serioze apo jo serioze?
Rama: Natyrisht nuk është kazan.
Zheji: Kur thotë FT që droga dhe krimi është një fenomen europian, si mendoni ju ja fusin kot? Duhet t'i hedhim dhe ata në gjyq apo të themi si ka thënë Berisha për Nju Jork Times?
Rama: Varet në çfarë konteksti e ka thenë..
Zheji: Albanian drug is noë your problem.
Rama: Ju i referoheni shkrimit që unë kam bërë në Financial Times i cili u interpretua në mënyrën me qesharake sikur unë po kërkoja ndihmë për të luftuar këtë fenomen ndërkohë që unë u kam drejtuar letren liderve të BE që ka qenë në ja dolem të zhbejmë kanabisin tani beteja vazhdon për të çmontuar rrjetet kriminale, dhe kjo është një betejë e përbashkët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përdhunoi 22-vjeçaren shqiptare, futbollisti i njohur dënohet me 9 vjet burg
Vrau të dashurën në hotel, gjykata merr vendimin për sportistin e njohur »
Article Logic
Execution time: 0.12175893783569
array(1) { ["section"]=> string(97) "pse-kerkon-perforcime-nga-te-huajt-dhe-a-eshte-financial-times-kazan-ja-si-pergjigjet-rama-100642" }