Pse mungoi Topalli në homazhet për Azem Hajdarin? "Kohë idealesh", i vetmi reagim i saj

Publikuar tek: politike, më 08:01 13-09-2015 Pse mungoi Topalli në homazhet për Azem Hajdarin?

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ditën e djeshme ka munguar në homazhet që u bënë për 17 vjetorin e vdekjes së Azem Hajdarit.

Topalli nuk ka munguar në asnjë nga vitet e mëparshme por dje ajo nuk u pa në ceremoni.

Deputetja ka vendosur ta kujtojë humbjen e hajdarit vetëm përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, ku ndërsa poston një foto të Hajdarit me ish-kryeministrin Berisha shkruan shkurt “Kohë idealesh”.

Mungesa e deputetës është vënë re si nga media ashtu edhe nga drejtuesit politikë. Të pranishëm në ceremoni ishin Basha, Berisha, dy nënkryetarët Paloka e Spaho si dhe sekretari i PD Ristani, por munguan Topalli, Bode e Patozi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Doda përshëndet krijimin e asocacionit në Luginë, kërkon mbështetjen e Tiranës dhe Prishtinës
Shqipëria dhe Serbia, Klosi: Ka ardhur koha për një ndeshje “derby” mes dy vendeve »
Article Logic
Execution time: 0.004378080368042
array(1) { ["section"]=> string(89) "pse-mungoi-topalli-ne-homazhet-per-azem-hajdarin-kohe-idealesh-i-vetmi-reagim-i-saj-20643" }