Pse nuk dorëhiqet Llalla, avokati zbulon arsyen: Po ky është krim

Publikuar tek: aktualitet, më 12:43 07-12-2017 Pse nuk dorëhiqet Llalla, avokati zbulon arsyen: Po ky është krim

Mazhoranca ditën e sotme ka propozuar në Komisionin e Ligjeve vendosjen e një kryeprokurori të përkohshëm deri në krijimin e KLP (Këshilli i Lartë i Prokurorisë) por një gjë e tillë është kundërshtuar nga opozita.

Në emër të kësaj të fundit, ka folur Enkelejd Alibeaj duke akuzuar mazhorancën se po tenton të kapë kreun e prokurorisë dhe përtej inatit personal me Adriatik Llallën i druhen dosjeve të tij.

Sakaq, Spartak Ngjela duke ndjekur me vëmendje situatën pyet se pse nuk jep dorëheqjen Adriatik Llalla në kushtet kur sot i ka skaduar mandati ndërsa e cilëson këtë një krim,

ARTIKULLI I PLOTË I NGJELËS:

Berisha kurrë nuk e mësoi dot ç'është Parlamenti.

E para se ai nuk ka aftësinë për ta kuptuar; dhe e dyta: ai e urren demokracinë parlamentare.

Sot PD ka dërguar një letër në Kuvend ku shprehet se, përderisa nuk është ngritur KLP, (Këshilli i Lartë i Prokurorisë), nuk ka kush ta deklarojë mbarimin e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm.

Po si ka mundësi që të mos e konfirmojë Parlamenti, kur KLP ende nuk ekziston?

Vetëm halli dhe intelekt i dobët të shtyn të argumentosh bllokimin e funksionimit të shtetit

E pra, pyetja kryesore është kjo: pse nuk jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithshëm?

Sepse do të bllokojë shtetin.

Po ky është krim.

E di Prokurori këtë, që ai ka qënë në atë post për shtetin dhe jo kundër shtetit?

Po, a ka qenë ky prokuror ndonjëherë për shtetin dhe me shtetin?

Askush nuk e beson se mund të ketë qenë ndonjëherë me shtetin.

Po parlamenti?

Parlamentet janë të zgjedhur nga populli, nuk janë institucìone të emëruarë. Pikërisht për të mbrojtur shtetin nga krizat.

Nëse Saliu me prokurorin e tij kërkojnë të hedhin shtetin në krizë; parlamenti duhet të veprojë.

Si ka mundësi të mos zgjedhë Parlamenti prokurorin e përgjithshëm të përkohshëm kur këtë ia kërkon ligji?

Pyetje profesionale është kjo:

Po nëse befas u çmend KLP dhe do të bllokojë shtetin me një krizë institucionale?

Sigurisht që parlamenti e zgjidh...

Dhe e fundit: nëse Prokurorit nuk i ka mbaruar afati i mandatit, mandat ky i dhënë nga Parlameni; sigurisht që ai ka të drejtë ta kërkojë.

Atëherë, pse shqetësohet Saliu?

Duhet të bindemi se këta që na kanë drejtuar nuk kanë qënë ndonjëherë me shtetin.

Po ky që po e drejton si kryeministër?

As ky nuk është me shtetin, por nuk lëviz dot se vjen Brian Yee...

Më shumë në këtë kategori: « Kryeprokurori i përkohshëm, revoltohet PD: Një gjë e pazakontë po ndodh! Paralajmëron hapur: Nëse e bëni këtë sot...
Senaca për gjyqtarin Shkëlqim Miri, Apeli i shqyrton kërkesën, cakton dy ekspertë për ta verifikuar »
Article Logic
Execution time: 0.0040531158447266
array(1) { ["section"]=> string(70) "pse-nuk-dorehiqet-llalla-avokati-zbulon-arsyen-po-ky-eshte-krim-102276" }