Pse nuk e shkarkon Ilir Metën? Edi Rama jep përgjigjen që s’pritej: Ka dalë nga shinat dhe sillet si kryetar i LSI-së (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 21:31 11-01-2019 Pse nuk e shkarkon Ilir Metën? Edi Rama jep përgjigjen që s’pritej: Ka dalë nga shinat dhe sillet si kryetar i LSI-së (E PLOTË)

Kryeministri Edi Rama deklaron se nuk kërkon konflikt mes institucionit që ai drejton dhe presidencës, por sulmon ashpër kreun e shtetit Ilir Meta.

Në emisionin “Zonë e Lirë”, kur u pyet nga gazetari Arjan Çani se “përse nuk e shkarkon Metën”, Rama tha se presidenti kërkon 2/3 e kuvendit për ta shkarkuar, ndaj duke ditur se nuk mund ta shkarkojnë “po bën çfarë të dojë”.

“Del komplet nga shinat sillet si të ishte kryetar i LSI-së në ditët më të këqija”, tha Rama ndër të tjera.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Pse nuk e shkarkon Ilir Metën?

Edi Rama: Shkarkimi i presidentit kërkon dy të tretat e Kuvendit, kjo është logjika që përdor Ilir Meta në këtë fazë. “Mua nuk më shkarkojnë dot dhe unë bëj çfarë të dua”. Faktikisht mund të bëjë çfarë të dojë, për turpin e tij, duke turpëruar institucionin e Presidencës, del komplet nga shinat dhe sillet si të ishte kryetar i LSI-së në ditët më të këqija.

Dhe nëse Ilir Meta synon të drejtojë opozitën dhe nëse ka vendosur të drejtojë Presidencën si një çizme rezervë, ai ka të drejtë ta bëjë. Por unë sot po e them: Nuk kam ndërmend të hyj në një konflikt institucionesh.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Plagoset një studente në Qytet Studenti’, PD denoncon rastin
Rama e thotë troç: Ilir Metën nuk e kam dashur e nuk e dua »
Article Logic
Execution time: 0.025847911834717
array(1) { ["section"]=> string(130) "pse-nuk-e-shkarkon-ilir-meten-edi-rama-jep-pergjigjen-qe-s-pritej-ka-dale-nga-shinat-dhe-sillet-si-kryetar-i-lsi-se-e-plote-148426" }