Pse nuk është përjashtuar Rrahman Rraja? Ja si përgjigjet Rama

Publikuar tek: barometri, më 07:57 30-09-2018 Pse nuk është përjashtuar Rrahman Rraja? Ja si përgjigjet Rama

Nga Korça kryeministri Rama komentoi sërish rastin e Xhisiela Malokut. I pyetur nga gazetarët se pse nuk është përjashtuar deputeti Rrahman Rraja, djali i të cilit ka dhunuar vajzën nga Kruja, Rama u përgjigj se deputeti po hetohet si gjithë të tjerët.

 

Ndërsa dënoi edhe njëherë sulmin politik dhe mediatik, që sipas tij po i bëhet deputetit Taulant Balla. Rama theksoi më tej se nëse Prokuroria nxjerr një provë ku implikohet deputeti Rraja atëherë qëndrimi i tij do të jetë ndryshe.

“E shoh këtë sulm ndaj Taulant Ballës si një qeneri e neveristshme. Përsa sa i përket të atit të djalit nëse del një provë të përfshirjes së tij atëherë hajde më pyesni mua çfarë qëndrimi kam”, u shpreh Rama ndër të tjera.  

Më shumë nga fjala e Ramës:

Së pari arrestimet nuk i bën qeveria nuk i bën kryeministri së po t’i bëja unë do kishit parë shumë, por fatmirësisht nuk kam asnjë detyrë. Është prokuroria ajo që duhet të kryejë deri në fund hetimet. Prandaj jo vetëm unë po as ju nuk bëni arrestime.

Dhe ndërkohë që diskutojmë për këtë çështje po ridhunohet publikisht vajza, jo vetëm nga PD por edhe nga mediat, jo të gjitha. Nga ana tjetër deputeti duhet të hetohet njësoj si të gjithë të tjerët, nëse nuk ka apo jo implikim në këtë proces të drejtpërdrejtë. Policia e ka respektuar procedurën nga A te ZH. Jetojmë në një sistem ku çdokush kur mbush moshën 18 vjeç cilido qoftë përballet me ligjin. Kështu që për mua çështja është shumë e qartë vajza meriton drejtësi dhe të gjithë duhet të japin kontributin e tyre në këtë çështje duke ia kursyer ridhunimin në publik, por drejtësinë nuk e bëj unë dhe nuke e bën media, nuk e bën as PD, e bën drejtësia. Për ne askush nuk është mbi ligjin, të gjithë jemi të barabartë.

Nuk më takon ma të provoj nëse janë përfshirë deputetë të PS. E shoh këtë sulm ndaj Taulant Ballës si një qeneri e neveritshme. Përsa sa i përket të atit të djalit nëse del një provë të përfshirjes së tij atëherë hajde më pyesni mua çfarë qëndrimi kam.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025387048721313
array(1) { ["section"]=> string(68) "pse-nuk-eshte-perjashtuar-rrahman-rraja-ja-si-pergjigjet-rama-136084" }